LAJMI I FUNDIT:

Pandeli Majko viziton prindërit e Thaçit në Burojë

Pandeli Majko viziton prindërit e Thaçit në Burojë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka vizituar prindërit e Presidentit Thaçi në Burojë të Skenderajt.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ishte pjesë e vizitës.


Përmes një shkrimi në Facebook, Lladrovci tha se ishte premtim i Pandeli Majkos për këtë vizitë, pas një takimi që ka pasur në Tiranë.

“Sot, së bashku me mikun tonë, z. Pandeli Majko dhe deputetin Fatmir Xhelili, kemi vizituar prindërit e Presidentit Thaçi në Brojë, vizitë që ishte premtim i tij i para disa ditëve që zhvilluam në Tiranë me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin”, ka thënë Lladrovci.

“Baca Haxhi ishte mikpritësi ynë, me të cilin  Majko diskutoi dhe evokoi kohën e luftës çlirimtare, në kohën kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë, kur popullit të Kosovës i kanosej asgjësimi, kohë kur burrat e gratë, vajzat e djemtë më të devotshëm të kombit, nën udhëheqjen e UÇK-së, në bashkëpunim me NATO-n i dolën zot atdheut”, ka shkruar Lladrovci, njofton Telegrafi.