LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kthehet në Kosovë, qindra qytetarë e presin me brohoritje e flamuj me simbole të UÇK-së

Thaçi kthehet në Kosovë, qindra qytetarë e presin me brohoritje e flamuj me simbole të UÇK-së

E plotësuar, 20:05: Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka arritur në pikën kufitare në Morinë.

Me pankarta “Mirë së vjen president”, e flamuj kuq e zi, e me simbole të UÇK-së presidentin e kanë mirëpritur qindra qytetarë.

Qytetarët në Morinë thanë se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe lufta e UÇK-së nuk janë vetëm.


Edhe Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është parë në pikën kufitare në Morinë…

Qeveria ka marrë vendim për respektimin e masave për ta luftuar coronavirusin, duke ndaluar tubimet. Por qytetarët siç shihen në fotografi, rekomandimet për mospërhapjen e virusit nuk i kanë respektuar.

Shumë qytetarë deri më tash kanë marrë gjoba nga njësitet policore e inspektoriati sanitar, për mosrespektim të këtyre masave preventive.

Dhjetëra qytetarë në pritje të Thaçit në Morinë

Pas njoftimit se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është nisur nga Shqipëria në Kosovë, qindra qytetarë janë mbledhur në pikën kufitare në Morinë.

Qytetarët në Morinë thanë se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe lufta e UÇK-së nuk janë vetëm.

Thaçi, i cili ka mbërri në Tiranë nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara.

Thaçi: Sapo kam zbritur në Tiranë, në mbrëmje do të arrij në Kosovë - ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë
Lexo po ashtu Thaçi: Sapo kam zbritur në Tiranë, në mbrëmje do të arrij në Kosovë - ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë

Presidenti ka njoftuar se nesër do t’iu drejtohet qytetarëve në ora 20:00, rreth intervistimit në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”,  ka shkruar ai në Facebook.

Për të pritur Thaçin, kanë dalë edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ndërkaq, Telegrafi jo zyrtarisht ka mësuar se presidenti Thaçi do të ndalet për t’i përshëndetur qytetarët, të cilët janë duke e pritur atë tash e disa orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori