Nëse dalim jashtë në dimër pa dorashka, me siguri do t’i shohim gishtat tanë të bardhë dhe të mpirë.
Ky është vetëm reagimi normal i trupit tonë ndaj temperaturave të ftohta dhe duart tona do të kthehen përsëri në gjendje normale, sapo t’i ngrohim. Sidoqoftë, për disa njerëz ato simptoma mund të jenë shenja e një gjendje më serioze, të quajtur sëmundja Raynaud, e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre.
Bright Side tregon më shumë për këtë sëmundje, simptomat e saj dhe si ta parandalonim atë:
Çfarë është sëmundja Raynaud
Kur shfaqet sëmundja Raynaud, arteriet që furnizojnë gjak në lëkurën tuaj ngushtohen për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional. Kjo, nga ana tjetër, bën që duart, gishtat e këmbëve dhe ndonjëherë pjesët e tjera të trupit të kthehen të bardha dhe/ ose blu dhe të ndihen të mpira.
Pastaj, ato kthehen të kuqe kur qarkullimi i gjakut kthehet. Ky proces mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Simptomat zakonisht zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta, por ato mund të zgjasin deri në disa orë në raste të rënda.
Shkaktarët e sëmundjes Raynaud
Ekzistojnë 2 lloje të Raynaud-it, parësore (sëmundja Raynaud) dhe sekondare (sindromi Raynaud).
Shkaku i kryesor Raynaud-së është i panjohur. Është normale që enët e gjakut që janë afër lëkurës tuaj të tkurren kur është ftohtë. Por, kur njerëzit kanë sëmundjen Raynaud, enët e tyre tkurren më shumë dhe më shpejt se normalisht. Sidoqoftë, është më e butë dhe më e zakonshme se sindromi Raynaud dhe shpesh nuk ka nevojë për ndonjë trajtim.
Simptomat e sëmundjes Raynaud
Sëmundja Raynaud zakonisht prek gishtërinjtë e dorës dhe këmbës por, mund të ndikojë edhe në pjesët e tjera të trupit si: hunda, veshët, buzët dhe thitkat. Për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional, arteriet mund të ngushtohen dhe zvogëlojnë ose ndërpresin furnizimin me gjak në zona të caktuara. Kjo mund t’i bëjë ato:
- Të bardhë dhe më pas blu
- Ndjehen të ftohta, të mpira ose në dhimbje
- Bëhen të kuqr ose djegin kur të kthehet rrjedhja e gjakut
Si mund të parandaloni sëmundjen
Në mënyrë që të parandaloni një sulm të sëmundjes Raynaud, përpiquni të:
- Shmangni temperaturat e ftohta dhe vishni rroba të ngrohta, veçanërisht në duar dhe këmbë
- Ushtroni rregullisht – ndihmon në përmirësimin e qarkullimit
- Kufizoni përdorimin tuaj të kafeinës dhe alkoolit
- Shmangni presionin e tepërt në majë të gishtave
- Ndaloni pirjen e duhanit
- Shmangni stresin emocional dhe mësoni ta menaxhoni atë /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City