LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni AA kërkon nga KSHZ rishqyrtimin e rezultatit zgjedhor, përmend vendbanime ku ka pasur mbushje kutish

Koalicioni AA kërkon nga KSHZ rishqyrtimin e rezultatit zgjedhor, përmend vendbanime ku ka pasur mbushje kutish

Nëpërmjet një njoftimi të koalicionit “Aleanca për Shqiptarët – Alternativa” shprehen se “jemi sot këtu për të thënë se është për të ardhur keq që edhe gati pas 24 orësh pasi që ka përfunduar procesi zgjedhor, ende mungojnë rezultatet preliminare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor”.

Sipas tyre, mungesa e informacioneve zyrtare, spekulimet e ndryshme, bllokimi dhe sulmi që iu bë ueb-faqes së KSHZ-së dhe krejt, siç thonë ata, amullia që është krijuar, ngre shumë dyshime ndaj procesit të numërimit të votave, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Duke e pasur parasysh se sot nga vëzhguesit dhe shtabet tona na vijnë informacione për të dhëna që nuk përputhen me ato që i ka publikuar KSHZ-ja, ndërsa janë raportuar shumë parregullsi, manipulime dhe abuzime me procesin zgjedhor, jemi sot këtu për të thënë se për neve janë shumë problematikë dhe të pabesueshëm numrat e publikuar mbrëmë. Nisur nga kjo, si dhe nga njoftimet se në disa vendvotime ka pasur mbushje kutish, si në Saraj, “tren bullgar” në Komunën e Likovës, pastaj votim për mërgimtarët në Dibër ose mbushje brutale e kutive në Zajaz, Pllasnicë e Kërçovë, por edhe informacionet se këso dukuri ka pasur edhe në vendbanime pastër maqedonase, ku çuditërisht një sasi e madhe votash kanë shkuar për BDI-në, të gjitha këto flasin se procesi zgjedhor është larg asaj që do të donim të jetë dhe prandaj për ne të dhënat që atë parti e nxjerrin fituese janë shumë kontestuese”, thuhet në njoftimin koalicionit AA.


Ata kërkojnë nga KSZH që ta rishqyrtojnë rezultatin zgjedhor, por edhe nga misioni OSBE-ODIHR, si dhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë, që të ndihmojnë në verifikimin e procesit, sepse në këtë mënyrë ka rënë shumë kredibiliteti i zgjedhjeve dhe i krejt demokracisë në vendin tonë.

“Ne e pranojmë vendimin e sovranit, por jo edhe manipulimin me vullnetin e tij.

Sidoqoftë, ne vazhdojmë të mbetemi në komunikim me qytetarët për të kumtuar të rejat e fundit dhe për t’u deklaruar me zhvillimet më të reja rreth këtij procesi”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit

Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit

Magazina
Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?

Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?

Botë
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën

DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York

Magazina
Real Madridi po përgatit një transferim ‘bombastik’ nga Liga Premier

Real Madridi po përgatit një transferim ‘bombastik’ nga Liga Premier

La Liga
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Kalo në kategori