LAJMI I FUNDIT:

Libri provokues për Kosovën, Haradinaj-Stublla: Është përtej skandalit diplomatik

Libri provokues për Kosovën, Haradinaj-Stublla: Është përtej skandalit diplomatik

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas fotografimit të librit provokues për Kosovën, në Ambasadën e Serbisë në Bruksel, duke thënë se është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim.

“Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – takimi i Komisionerit për Zgjerim të BE-së Olivér Várhelyi me Vuçiqin, me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane. Projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit”, ka shkruar ajo, duke theksuar se duhet ta ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues se Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme.

“Kosova e 17 Shkurtit nuk preket”, ka shkruar ajo në Facebook.


Përndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para takimit me Avdullah Hotin është pritur nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në zyrën e Misionit serb në Bruksel.

Aty është parë një libër i titulluar: “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” ( Trashëgimia e Krishterë e Kosovës dhe Metohisë).

Ky fakt shquhet qartë në fotografinë që ka publikuar vetë zyrtari i Bashkimit Evropian në llogarinë e tij në “Twitter”.

“Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër COVID-19, dhe përgatitjet për Planin Ekonomik. Komisioni Evropian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional”, ka shkruar Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori