LAJMI I FUNDIT:

Bosch: UÇK-ja bëri luftë të ndershme, as me pak e as më shumë se mbijetesë

Bosch: UÇK-ja bëri luftë të ndershme, as me pak e as më shumë se mbijetesë

Në intervistën dhënë Radio Televizionit të Kosovës, ish- ambasadori holandez Robert Bosch ndër të tjera foli edhe për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai, u përqendrua më shumë rreth kohës sa ishte me detyrë si Ambasador i Holandës në Kosovë.

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe në të vërtetë nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është qe gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët. Pika kryesore e aktakuzës është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimit me organe”, deklaroi Bosch.


“Në atë kohë isha ambasador dhe mund të më thonë se mbroja gjykatën, po sigurisht qe kam mbrojtur sepse isha ambasador dhe duhet zbatuar urdhrat nga lart.”

“Kjo gjykatë ishte e çuditshme”, shtoi ndër të tjera ish- ambasadori Bosch.

Më tej ai shtoi se “UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do te shkatërrohet”.

Tutje ai vlerësoi se UÇK bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori