LAJMI I FUNDIT:

Skena rrëqethëse në Brooklyn, dy burra vrasin njëvjeçarin – hapin zjarr derisa vogëlushi ishte në karrocë

Skena rrëqethëse në Brooklyn, dy burra vrasin njëvjeçarin – hapin zjarr derisa vogëlushi ishte në karrocë

Policia e Nju Jorkut ka publikuar pamjet e momentit kur dy meshkuj hapin zjarr në Brooklyn gjatë të dielës mbrëma, ku si pasojë e kësaj humb jetën një djalë njëvjeçar.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar incidentin që ka ndodhur rreth orës 23:30, derisa vogëlushi Davel Gardner po qëndronte i ulur në karrocë pranë një parku lodrash, transmeton Telegrafi.


Në video shihen dy të dyshuarit duke vrapuar pas një personi të tretë, mbi të cilin gjuajnë me revole. E në ato momente vogëlushi ishte jashtë me familjen, kur plumbi e qëlloi në bark dhe më vonë ndërroi jetë në spital.

Edhe tre burra tjerë e kanë pësuar lëndime të rënda trupore, megjithatë i kanë mbijetuar sulmit.

“Në komunitet situata po rëndohet dita ditës, askush nuk po ndërmerr asgjë lidhur me këtë. Nuk e dini nëse do të jeni gjallë të nesërmen”, tha babai i vogëlushit të ndjerë.

Ai shtoi se sulmuesit i morën jetën djalit të tij dhe se nuk mund të bëjë asgjë për ta rikthyer në jetë.

“Më nuk mund ta mbajë, nuk do ta dëgjojë duke me thirrur baba dhe nuk mund të luaj me të”, ka shtuar ai.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka mbajtur një minutë heshtje duke thënë se i është thyer zemra për shkak të vdekjes së vogëlushit. Vrasja e tij është një nga 11 incidentet, ku janë lënduar 16 persona gjatë vikendit të kaluar në Nju Jork. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori