LAJMI I FUNDIT:

Epidemiologu kryesor amerikan jep ‘parashikimin e madh’ – tregon se kur bota do të ‘heqë qafe’ coronavirusin

Epidemiologu kryesor amerikan jep ‘parashikimin e madh’ – tregon se kur bota do të ‘heqë qafe’ coronavirusin

Bota mund të arrijë në pikën kur ne nuk kemi pse të shqetësohemi për COVID-19 brenda “vitit të ardhshëm deri në një vit e gjysmë nga sot”.

Kështu së paku, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mendon eksperti më i lartë të sëmundjeve infektive të Amerikës.


Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha se frika rreth virusit mund të përfundojë brenda vitit të ardhshëm nëse zhvillimet e vaksinave vazhdojnë të ecin mirë.

Duke folur gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë të realizuar nga Universiteti Georgetown, ai tha se përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë janë në një “nivel mjaft të mirë”.

“Asnjë vaksinë nuk do të jetë 100 për qind mbrojtëse”, citohet të ketë thënë ai.

“Ajo që shpresojmë është se – me kombinimin e njerëzve që tashmë janë ekspozuar dhe një vaksinë që është diku nga 70-75 për qind mbrojtëse – do të ketë imunitet të mjaftueshëm”.

“Shpresojmë që ajo kohë do të jetë e arsyeshme së shpejti … brenda vitit tjetër – rreth një vit e gjysmë”.

Sipas news.com.au, një studim prej 30,000 personash do të fillojë në fund të korrikut për të përcaktuar nëse vaksina mund të parandalojë infeksionin.

Vaksina për COVID-19 e zhvilluar nga firma amerikane Moderna hyn në fazën përfundimtare të testimit
Lexo po ashtu Vaksina për COVID-19 e zhvilluar nga firma amerikane Moderna hyn në fazën përfundimtare të testimit

“Nëse gjërat funksionojnë ashtu siç shpresojmë ata, unë mendoj se deri në fund të këtij viti dhe fillimin e vitit kalendarik 2021, ne do të kemi informata të mjaftueshme për të ditur nëse kandidatët me të cilët po merremi janë të sigurt dhe efektivë”, ka thënë ndër tjerash Dr. Fauci, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, firma bioteknike amerikane Moderna tha të martën se do të hyjë në fazën e fundit të provave njerëzore për vaksinën e saj për COVID-19, më 27 korrik – për të provuar se sa mirë ajo mbron njerëzit në botën reale.

Siç thuhet më tej, testi i ardhshëm i Fazës 3 do të “rekrutojë” 30,000 pjesëmarrës në SHBA, me gjysmën që pritet të marrin vaksinën në nivele të dozës 100 mikrogramë, dhe gjysmën tjetër për të marrë një placebo.

Dhe studiuesit do t’i gjurmojnë më tej ata gjatë dy viteve për të përcaktuar nëse ata mbrohen nga infeksioni.

Ose, nëse infektohen, nëse vaksina parandalon zhvillimin e simptomave.

Nëse ata kanë simptoma, vaksina mund të konsiderohet ende e suksesshme, nëse ndalon raste të rënda të COVID-19.

Studimi duhet të zgjasë deri më 27 tetor 2022, por rezultatet paraprake duhet të jenë në dispozicion shumë kohë më parë.

Moderna konsiderohet të jetë në një pozicion udhëheqës në garën globale për të gjetur një vaksinë kundër coronavirusit, që ka infektuar më shumë se 13 milionë dhe ka vrarë mbi 570,000 njerëz.

Por shkencëtarët paralajmërojnë se vaksinat e para që vijnë në treg mund të mos jenë më efektive ose më të sigurtat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori