LAJMI I FUNDIT:

Deri në 60 të lënduar pasi dy trena janë përplasur afër kryeqytetit të Çekisë

Deri në 60 të lënduar pasi dy trena janë përplasur afër kryeqytetit të Çekisë

Një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën pranë kryeqytetit çek të martën natën, duke lënduar dhjetëra pasagjerë, thanë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Inspektorati i Sigurisë Hekurudhore Çeke tha se aksidenti ndodhi afër stacionit të Cesky Brod që ndodhet vetëm në lindje të Pragës menjëherë pas orës 21.30, sipas kohës lokale.


Shërbimi rajonal i shpëtimit tha se deri në 60 pasagjerë mund të jenë lënduar të cilët janë transportuar në spitalet e afërta për trajtim.

Ky është incidenti i dytë i madh brenda një jave në rrjetin hekurudhor çek, pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në kufirin çeko-gjerman në 8 korrik, duke vrarë dy persona.

Autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit. /Telegrafi/