LAJMI I FUNDIT:

Afresket në Aja Sofia nuk do të pengojnë namazin

Afresket në Aja Sofia nuk do të pengojnë namazin

Kryesia e Çështjeve Fetare (Dijanet) e Turqisë, organi i lartë fetar i vendit, tha se afresket në Ajasofja nuk do të pengojnë namazin, transmeton Anadolu Agency.

Monumenti ikonik u ndërtua për herë të parë si kishë në periudhën bizantine.

Ajo ka mozaikë të krishterë, duke përfshirë një nga Virgjëresha Mari dhe Foshnja Jezus (Hz. Merjem dhe Hz. Isa) në sallën e saj kryesore.


Ajo u bë xhami pasi Sulltan Mehmed Fatihu çliroi Stambollin në vitin 1453.

Të premten, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi një dekret të kabinetit qeveritar të vitit 1934 që e kishte shndërruar Aja Sofinë në muze, duke i hapur rrugën përdorimit të saj përsëri si xhami pas 85 vjetësh.

Administrimi i xhamisë iu dha Kryesisë së Çështjeve Fetare.

“Hapja e Aja Sofisë si xhami u prit me kënaqësi të madhe nga njerëzit tanë dhe e gjithë bota myslimane. Myslimanët gjithmonë do t’i vlerësojnë ata që e realizuan këtë”, tha Dijaneti në një deklaratë.

“Pikturat, afresket në Ajasofja nuk janë pengesë për t’u falur atje. Në mënyrë që myslimanët të falen pa brenga, këto afreske duhet të mbulohen me perde ose të errësohen me ndihmën e dritave të zeza”, thuhet në deklaratë.

Aja Sofia do të jetë e hapur për vizitorët, përveç kohërave për namaz, sepse ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme historike dhe kulturore për gjithë botën, theksohet më tej.

Do të sigurohet që vizitorët të hyjnë në Aja Sofia të veshur siç duhet, duke marrë parasysh se do të jetë një vend adhurimi.

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Kalo në kategori