LAJMI I FUNDIT:

Belgjikë, asnjë viktimë nga coronavirusi brenda 24 orëve

Belgjikë, asnjë viktimë nga coronavirusi brenda 24 orëve

Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga coronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Numri i përgjithshëm i viktimave mbeti në 9,787.

Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë për numrin e viktimave.


Me një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, Belgjika ka nivelin e dytë të vdekshmërisë më të lartë në botë për 100,000 njerëz, sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA.

Sidoqoftë, krahasimet me vendet e tjera mund të jenë disi mashtruese, pasi disa besohet se nuk i kanë raportuar shifrat e vërteta të të infektuarve dhe viktimave.

Më 14 mars, Belgjika vendosi masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e coronavirusit të ri.

Disa masa janë lehtësuar gjatë muajit maj.

Deri më tani Belgjika ka regjistruar gjithsej 62,781 raste me coronavirus.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Netanyahu: Ende nuk është arritur marrëveshja e armëpushimit me Hamasin

Netanyahu: Ende nuk është arritur marrëveshja e armëpushimit me Hamasin

Azia
Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Azia
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori