Presidenti francez, Emmanuel Macron, premtoi sot 100 miliardë euro shtesë për rimëkëmbjen e ekonomisë së Francës, e prekur nga kriza shëndetësore dhe kërkoi që mbajtja e maskës të bëhet e detyrueshme në vendet e mbyllura publike për të parandaluar një valë të dytë.
Më poshtë vijojnë disa nga pikat e një interviste të rrallë televizive me rastin festës kombëtare.
– Plani i rimëkëmbjes prej 100 miliardë eurosh
Plani për rimëkëmbjen e ekonomisë franceze do të jetë në vlerën e 100 miliardë eurove, përveç 460 miliardë eurove të premtuara tashmë në masa sektoriale dhe mbështetje për ekonominë që nga fillimi i epidemisë, njoftoi Emmanuel Macron, raporton ATSh.
– Të rinjtë, prioritet i planit të rimëkëmbjes
Qeveria do të vendosë një dispozitiv të jashtëzakonshëm për të rinjtë në mënyrë që të inkurajojë punësimin e punonjësve me kualifikime të ulëta. Kjo masë, që synon ta bëjë rininë përparësinë e këtij plani rimëkëmbjeje është “e jashtëzakonshme sepse do të zgjasë një deri në dy vjet.
– Maska në vendet e mbyllura
Franca do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha vendet e mbyllura publike për të frenuar epideminë e coronavirusit të ri që po tregon shenja të rishfaqjes, theksoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Do të dëshiroja që maskën ta bëjmë të detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura publike”, deklaroi ai në një intervistë televizive duke përmendur datën 1 gusht për zbatimin e kësaj mase.
– Kundër nacionalizmit shëndetësor
“Franca do të bëjë pjesë mes vendeve të para që do të përfitojë nga një vaksinë kundër coronavirusit, por do të ishte absurd një nacionalizëm shëndetësor i mundshëm”, theksoi Macron.
– Rikthimi në shkolla, pothuajse normal
“Rikthimi i 12 milionë studentëve francezë në shtator do të jetë pothuajse normal”, theksoi Emmanuel Macron duke nënvizuar nevojën për të mbështetur fëmijët që kanë vuajtur më shumë nga karantinimi.
Por nëse do të ketë një përshpejtim të virusit gjatë muajit gusht, do të duhet të rishikojmë këtë fillim të vitit shkollor”.
– Reforma e pensioneve
“Ne nuk do të heqim dorë nga reformimi i sistemit tonë të pensioneve për ta bërë atë të zbatueshëm. Sidoqoftë, kjo reformë “nuk mund të bëhet siç ishte para krizës së COVID-19”.
– Jo rritje taksash
“Ekziston një trajektore fiskale që është vendosur, votuar nga përfaqësia kombëtare, është ajo që do të mbahet.
– Moderim i dividentëve
Emmanuel Macron bëri thirrje për “moderim të dividentëve” nga ana e kompanive që u kërkuan punonjësve të tyre t’u ulnin pagat.
“Nëse ne u themi punonjësve të bëjnë një përpjekje, aksionari duhet të bëjë një përpjekje gjithashtu”.
Përfshirja e klimës në Kushtetutë
Emmanuel Macron dëshiron të përfshijë sa më shpejt të jetë e mundur luftën kundër ngrohjes globale në Kushtetutë, një kërkesë e bërë nga Konventa e Qytetarëve për klimën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe