LAJMI I FUNDIT:

Gjermania me projekt 200 mijë eurosh për menaxhimin e coronavirusit në Kosovë

Gjermania me projekt 200 mijë eurosh për menaxhimin e coronavirusit në Kosovë

Një projekt në vlerë prej 200 mijë euro është nënshkruar sot nga GIZ-i gjerman në Kosovë dhe Kolegji ‘Heimerer’, për zbatimin e masave të menaxhimit të higjienës gjatë pandemisë. Kjo u bë me qëllim që të rritet siguria e pacientëve dhe e stafit mjekësor në spitalet publike.

Përmes këtij projekti po synojnë të parandalojnë përhapjen e COVID-19 brenda institucioneve shëndetësore.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt tha se përmes bashkëpunimit Kosova po përfiton nga qeveria gjermane.


“Ajo që ne synojmë si qeveri gjermane është mbështetja e synuar për të ndihmuar vendet partnere dhe strukturat në trajtimin e pandemisë, si dhe pasojave ekonomike. Një faktor kyç këtu është sektori i kujdesit shëndetësor. Pra, bëhet fjalë për përmirësimin e sigurisë për pacientët, për punonjësit e kujdesit shëndetësor që çdo ditë janë në front duke u përpjekur të shpëtojnë jetë dhe në përgjithësi promovimin e standardeve të shëndetit dhe sigurisë në Kosovë. Kjo është thelbësore për të përmirësuar dhe zbutur pandeminë. Por edhe në fund, në mënyrë të qëndrueshme për të zhvilluar cilësinë e kujdesit shëndetësor në këtë vend”, tha ai.

Ai tha se projekti në vlerë prej 200 mijë euro është për të trajtuar punëtorë shëndetësorë në kujdesin dhe trajtimin e pacientëve të infektuar COVID-19.

“Është kënaqësia ime gjithashtu të shoh sot zbatimin e këtij projekti GIZ me buxhet 200,000 euro për të trajnuar punonjës të kujdesit shëndetësor në trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 në një mënyrë shumë praktike. Kjo është esenca sot pasi shohim numra që rriten këtu në Prishtinë por në të gjithë vendin. Pra, promovimi i standardeve të sigurisë dhe shëndetit në institucionet e kujdesit shëndetësor në tërë Kosovën”, tha ai.

E drejtori i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber tha se Kolegji ‘Heimerer’ është një nga trajnuesit kryesor të kujdesit shëndetësor.

“Roli kryesor në këtë do të jetë Kolegji ‘Heimerer’ padyshim që është një nga trajnuesit kryesorë të kujdesit shëndetësor në këtë fushë për profesionistët e kujdesit shëndetësor këtu në vend, dhe ne jemi të lumtur që mund t’ju përdorim për të punuar me të vërtetë me spitalet, të cilët tani kanë nevojë për këtë mbështetje në përcaktimin e standardeve shëndetësore ashtu siç kërkohen për COVID-19”, tha ai.

Në këtë ceremoni të nënshkrimit të partneritetit publik-privat, drejtori i Kolegjit ‘Heimerer’, Petrit Beqiri tha se projekti përqendrohet në përmirësimin dhe avancimin e higjienës spitalore që punëtorët shëndetësor dhe pacientët të qëndrojnë të sigurt nga infeksioni.

“Këtu në Kosovë, sistemi ynë i kujdesit shëndetësor duhet të përballet me këtë sfidë me vështirësi shtesë, fonde, pajisje dhe përgatitje të kufizuara. Prandaj jemi krenarë që ekipi ‘Heimerer’ në bashkëpunim me partnerin tonë nga GIZ ishin në gjendje në kohë rekord të hartojnë një projekt i cili do të mbështesë institucionet shëndetësore dhe punonjësit e shëndetit në luftën e tyre të përditshme me COVID-19. Projekti përqendrohet në përmirësimin dhe avancimin e higjienës spitalore dhe sigurimin që punonjësit e shëndetit dhe pacientët të qëndrojnë të sigurt nga infeksioni”, tha ai.

Ky financim është pjesë e një programi që u vu në zbatim nga GIZ menjëherë pas fillimit të pandemisë coronavirus, dhe është si përgjigje e Gjermanisë për të minimizuar ndikimin e Covid-19 në të gjitha pjesët të globit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori