LAJMI I FUNDIT:

Sot votojnë të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit

Sot votojnë të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit

Dita e dytë e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votojnë të sëmurit, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, në shtëpitë e pleqve dhe gjashtë persona të shpërngulur brenda vendit.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të publikuara në ueb-faqen e tyre, sot votojnë 8.855 të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë kërkesat e të cilëve janë pranuar nga KKZ. Më së shumti të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim janë regjistruar në Prilep dhe në Kërçovë nga 486 qytetarë, pastaj në Strumicë – 465, në Novo Sellë 375, në
Kriva Pallankë 361, në Dellçevë 335 dhe në Likovë 331. Votim për të sëmurë dhe të pafuqishëm nuk do të ketë në Vevçan, ndërsa në Zhelinë është pranuar kërkesa e vetëm një personi, përderisa në Shuto Orizarë dhe në Qendra Zhupë do të votojnë nga katër të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në Haraçinë janë regjistruar pesë persona për të votuar sot.

Nga komunat e Shkupit në Gazi Babë janë pranuar kërkesat e 168 të sëmurëve dhe të pafuqishmëve për votim, ndërsa në Butel -82, në Karposh do të votojnë 80, në Kisella Vodë – 57, në Gjorçe Petrov 48, ndërsa në Aerodrom 47.


Votim do të realizohet edhe në 13 institucione ndëshkuese-korrigjuese, ndërsa në certifikatat e posaçme të Listës Zgjedhore janë regjistruar 1.657 votues, si dhe persona të regjistruar në arrest shtëpiak. Votim do të ketë edhe në 17 shtëpi të pleqve ku të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 357 votues.

Votimi i këtyre personave realizohet nga ana e bordeve zgjedhore, si zakonisht deri më tani, me atë që anëtarët e bordeve, por edhe personat të cilët janë regjistruar që të votojnë duhet t’i respektojnë masat e përgjithshme parandaluese për mbrojtje nga COVID-19.

Personi që voton është i obliguar të mbajë maskë mbrojtëse, shall ose ndonjë mbulesë në hundë dhe gojë. Gjatë hyrjes në hapësirën e brendshme, së pari personi i cili voton duhet t’i dezinfektojë duart, gjatë dhënies së letërnjoftimit së pari e heq për një kohë të shkurtë maskën për identifikim, por duhet ta ruajë distancën e nevojshme prej 1 deri 1.5 metër.

Nga votimi i djeshëm dhe i sotëm, KSHZ nuk publikon rezultate, por vetëm numrin e daljes./Telegrafi/