LAJMI I FUNDIT:

Google do të investojë 10 miliardë dollarë në Indi, gjatë viteve të ardhshme

Google do të investojë 10 miliardë dollarë në Indi, gjatë viteve të ardhshme

Google po planifikon të investojë 10 miliardë dollarë në Indi, si pjesë e planeve për ta bërë internetin “të përballueshëm dhe të dobishëm” për një miliardë njerëz.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë drejtori ekzekutiv, Sundar Pichai ai që njoftoi investimin të hënën në ngjarjen vjetore të Google (GOOGL) për Indinë.


“Ky është një reflektim i besimit tonë në të ardhmen e Indisë dhe ekonominë e saj dixhitale”, tha ai në një deklaratë.

“Rrugëtimi dixhital i Indisë është shumë larg. Ka akoma më shumë punë për të bërë në internet të përballueshëm dhe të dobishëm për një miliardë indianë…”, ka shtuar ai.

Siç thuhet më tej, Fondi i Digitalizimit i Google për Indinë do të derdhë para në sektorin e teknologjisë së Indisë gjatë pesë deri në shtatë vitet e ardhshme përmes një përzierje të investimeve të kapitalit, partneriteteve dhe shpenzimeve për infrastrukturën.

Investimi do të përqendrohet në mundësimin e qasjes dhe informacionit të përballueshëm për çdo indian në gjuhën e tyre, ndërtimin e produkteve dhe shërbimeve të reja të rëndësishme për nevojat unike të Indisë, duke ndihmuar bizneset me transformimin dixhital dhe përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale për të mirën sociale, në fusha si shëndetësia, arsimi, si dhe bujqësia.

“Ndërsa bëjmë këto investime, ne mezi presim të punojmë së bashku me Kryeministrin [Narendra] Modi dhe qeverinë indiane, si dhe bizneset indiane të të gjitha madhësive për të realizuar një vizion të përbashkët për një Indi Dixhitale”, ka thënë Pichai, i cili lindi në Indi, duke shtuar: “Qëllimi ynë është të sigurojmë që India jo vetëm të përfitojë nga vala tjetër e inovacionit, por ta udhëheq atë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Filtri i TikTokut që tregon sesi do të mund të dukeshit në pleqëri

Filtri i TikTokut që tregon sesi do të mund të dukeshit në pleqëri

Teknologji
Historia e telefonit celular dhe rrëfimi i njeriut që e shpiku 50 vjet më parë

Historia e telefonit celular dhe rrëfimi i njeriut që e shpiku 50 vjet më parë

Teknologji
Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Teknologji
Kalo në kategori