LAJMI I FUNDIT:

Rrecaj: Vrasjet në Kosovë pas qershorit të vitit 1999, mund të quhen vrasje ordinere por jo krime lufte

Rrecaj: Vrasjet në Kosovë pas qershorit të vitit 1999, mund të quhen vrasje ordinere por jo krime lufte

Avokati Tahir Rrecaj është kundër mënyrës se si po i trajton Gjykata Speciale ngjarjet në Kosovë që lidhen me luftën dhe pasluftën.

Rrecaj në “Debat Plus” me “Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini thotë se krimet që janë kryer në Kosovë pas 10 qershorit të vitit 1999 nuk mund të trajtohen si krime lufte nga Gjykata Speciale.

“Specialja i trajton një vit e gjysmë krimet e luftës dhe një vit e gjysmë pas luftës. Por këto pas 10 qershorit nuk mund të konsiderohen krime të luftës. Këto mund të quhen vrasje ordinere, vrasje të rënda por jo krime të luftës”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Rrecaj ka thënë se personalisht ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale pasi sipas tij ajo nuk po i trajton të gjitha krimet.

Rrecaj: Thaçi mund të jetë ftuar sot në Hagë për të sqaruar ndonjë pikë vendimtare të aktakuzës
Lexo po ashtu Rrecaj: Thaçi mund të jetë ftuar sot në Hagë për të sqaruar ndonjë pikë vendimtare të aktakuzës

“Krime lufte janë prej asaj dite kur ka filluar lufta deri kur është nënshkruar marrëveshja paqësore”, tha ndër të tjera Tahir Rrecaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori