Vendim të ngutshëm dhe të pamenduar mirë po e quan Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private, vendimin e qeverisë për pezullim të punës së çerdheve publike dhe private në vend.
Kryetarja e këtij Asociacioni, Gëzime Rexhepi-Çollaku, tha se janë të shokuar me këtë vendim, përderisa thotë se nga 1 qershori e deri më sot nuk kanë pasur ndonjë rast të infektimit me COVID-19 të fëmijëve në çerdhe.
Ajo tha se me këtë vendim rrezikohen shumë institucione parashkollore të mbyllen, pasi sipas saj e kanë të pamundur të realizojnë të hyrat e planifikuara.
“Ne si asociacion i institucioneve parashkollore private ka qenë një lajm shokues për neve. Derisa ne nuk e pritnim këtë, sepse deri më tani që nga 1 qershori kemi marrë të gjithë preventivën që mos ta kemi as edhe një rast të mundshëm në kopshte dhe kur dihet që në këtë sezon nga numri total i fëmijëve vetëm 20 përqind të kapacitetit ka qenë duke vijuar në çerdhe. Që do të thotë të gjithë ata prindër që i kanë sjell fëmijët e tyre në kopshte qoftë private apo publike kanë qenë si domosdoshmëri në pamundësi për t’i lënë diku tek familjare. Ka qenë një vendim i ngutshëm dhe i pamenduar mirë, sepse prindërit reagimin që e kemi pas gjatë kësaj kohë gjatë këtyre minutave prej kur ka dal lajmi, ata janë shokuar saqë ka reagime dhe ka zëra nga prindërit që janë në gjendje edhe të protestojnë në pamundësi të sistemimit të fëmijëve të tyre.
Rexhepi-Çollaku tha se nga ky vendim i sotëm i Qeverisë së Kosovës rrezikohen nga falimentimi shumë institucione parashkollore private.
“Bizneset në këtë situatë do të ngulfaten dhe është frika nga falimentimi total dhe pas stabilizimit dhe pas përfundimit, uroj që të përfundojë pandemia, është rreziku që sa do te jenë në gjendje që të rihapen kopshtet private”, tha ajo.
Kryetarja e Asociacionit të Institucioneve Parashkollore Private, tha se e kanë të pamundur që të mbajnë numrin e punëtorëve, pasi sipas saj nuk kanë se si t’i paguajnë pagat për ta.
“Kjo direkt shkakton një disbalanc, sepse humbjet vazhdojnë, të hyrat nuk realizohen, shteti nuk është vetëm tash që nuk i mbështet kopshtet private, por asnjëherë nuk i ka mbështetur. E bash në këtë situatë kur duhet të përdor një lloj infuzioni që të mundemi të qëndrojmë dhe të bëjmë punën tonë siç duhet ata nuk kanë reaguar as të vetmen një mbështetje minimale. Mirëpo, kjo do t’i kushtoj edhe shtetit, sepse të gjitha kopshtet private konsiderohen si biznese dhe e mbushin arkën e shtetit. Edukatoret nëpër kopshte publike ato edhe nëse qëndrojnë në shtëpi ato rrogat e tyre vetëm sa realizohen, ne e kemi të pamundur…Numri i punëtorëve nuk vjen në shprehje të mbahet, sepse është e pamundur, nuk ke as mundësi minimale që t’i mbash të gjitha”, tha ajo për kp.
Si masë parandaluese për përhapje të virusit COVID-19, sot qeveria e vendit ka vendosur që të pezullojë punën e çerdheve private dhe publike në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'