Projektet qindra-milionëshe të Sowi Kosova për prodhim të rrymës nga era pritet të përfundojnë në vitin 2021
Kosova e cila kryesisht prodhon energjinë elektrike nga linjiti, së shpejti fillon prodhimin e energjisë së ripërtërishme nga era.
Në vizitë të përbashkët, kryeministri Avdullah Hoti, ministri Besian Mustafa dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt kanë vizituar rajonin e Bajgorës për të parë për së afërmi punët që po bëhen për përfundimin e projekteve të prodhimit të energjisë elektrike nga era.
Në kuadër të njërit prej investimeve më të mëdha të pasluftës në Kosovë, kompania Sowi Kosovo, njëherë edhe investitori i parë strategjik në Kosovë, do të vendosë 27 turbina në Bajgorë për të prodhuar energji elektrike nga era dhe pa ndikim në mjedis. Projektet me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 megavatesh tani më kanë filluar së ndërtuari, deri sa prodhimi i energjisë pritet të fillojë në vitin 2021.
“Projektet do të ndihmojnë diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë, dhe arritjen e caqeve të përcaktuara për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme. Përmes projektit, Sowi Kosovo do të prodhojë energji elektrike pa ndikim negativ në mjedis dhe komunitet”, thekson Grapci, njëri nga pronarët në kompaninë Sowi Kosova.
Sowi Kosova është kompani në pronësi Kosovare, gjermane dhe izraelite, do të investojë rreth 170 milionë euro në ndërtimin e projekteve, nga të cilat 58 milion euro janë siguruar përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Projekti financohet edhe nga Erste Bank dhe NLB Group deri sa 30 për qind e pjesës së mbetur financohet nga pronarët e projektit.
Përveç vendosjes së 27 turbinave në Selac për prodhimin e rrymës, projektet parashohin edhe ndërtimin e largpërçuesit si dhe investime të shumta në zhvillimin e infrastrukturës të rajonit të Bajgorës, përfshirë edhe rrugë, nga të cilat pritet të përfitojnë banorët e rajonit.
Duke prodhuar energji të gjelbër dhe pa ndikim në mjedis, projekti pritet të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në Kosovë, si dhe të ndihmojnë vendin në procesin e integrimit Evropian, duke qenë se prodhimi i energjisë së gjelbër është parakusht i këtij procesi.
Kur të përfundojë, projekti në Bajgorë do të përfaqësojë rreth 10 për qind të kapacitetit të energjisë në vend dhe do të ndaloj emetimin e 247 mijë ton dyoksid karboni në vit.
Kësisoj, duke prodhuar energji të gjelbër dhe pa ndikim në mjedis, projekti pritet të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në Kosovë, si dhe të ndihmojnë vendin në procesin e integrimit Evropian pasi që prodhimi i energjisë së gjelbër është parakusht për integrim të suksesshëm të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Lajme nga Cinestar Megaplex: If Weekend me 11 dhe 12 Maj
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
A e dini ku mund të këmbeni kriptovaluta në Kosovë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?