Nga: Brunilda Zllami
Stambolli më ka lënë gjithnjë një shije komplekse. Nuk është vend që mund të përkufizohet me një ngjyrë, as ka një moshë, as një aromë. Në tërësinë e tij gjen nuanca, kridhesh në emocione, gjen pjesëza të ngjashme me veten, e sërish krejt ndryshe.
Aty, në sokakët e ngushtë e të pjerrët, në pazaret e zhurmshme, në zakonet e ngjashme dhe emrat që të tingëllojnë të njohur, në aromat e erëzave e tingujt e të shkuarës, e gjen veten duke menduar se je në një vend ku Evropa dhe Azia janë ndërlidhur në luftëra e paqe, në një dinamikë të brishtë e të fortë njëkohësisht. Aty kupton se prek petalet e thara që ende gjallojnë të një historie të gjatë, të mbushur me kujtime të ngurta që jetohen si vegim kur shëtit atje kur dikur ishte një perandori.
E, përpara kësaj, një perlë e besimit, e pagëzuar si Dituria e Zotit, u bë pjesë e shumë besimeve, si për të na treguar se Zoti është një për të gjithë.
Kur vizitova për herë të parë Aja Sofinë, aty në gjysmë errësirën mistike ku çdo kohë kishte lënë shenjën e saj, ndjeva se isha në një vend pa kohë. Një vend që të përcillte energji të çuditshme, të fuqishme, gjithëpërfshirëse. Mes aromës së lëmyshkut dhe ajrit të ftohtë, çdo hap të zgjonte një pyetje, ndërsa si dehur endeshe në magjinë që shekujt dhe njerëzit gdhendën aty. Dhe, nuk mendon nëse është kishë e krishterë apo ortodokse, nuk mendon se është as xhami, sepse ajo është të gjitha bashkë. Çdokush e gjen veten dhe është krejt e qartë pse dikush me mendje të ndritur ia ktheu njerëzimit këtë objekt që nuk është vetëm objekt kulti, por esenca shpirtërore e luftës, paqes, mbijetesës, është Dituria e Zotit, Aja Sofia.
Ka shumë ide se si mund të drejtojë dikush popullin e tij. Unë gjithnjë kam besuar se pavarësisht se është e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur të drejtosh duke i dhënë krahë e zë lirisë, është drejtimi që krijon një brez me ëndrra. Ka njerëz që brenda të tashmes shohin të ardhmen, e ka të tjerë që jetojnë vetëm për të shtrydhur të tashmen deri në zvetënim. Dikur, dikush i ditur krijoi një të ardhme për një popull dhe i ktheu botës atë pjesë ku koha ka ndaluar duke mbajtur me krenari shenjat që historia nuk duhet t’i harrojë, një tempull ku Zoti është një dhe secili mund t’i lutet në formën që njeh. Një vend ku ndihesh krejt vetvetja, ndonëse e di që je i prekur nga një magji të cilën e mbart me vete.
Stambolli më ka tërhequr gjithnjë me bashkëjetesën e të resë me të vjetrën. Një vend që ngjyrat nuk mjaftojnë për ta pikturuar, as fjalët për ta përshkruar. E, si në çdo vend ku shkon edhe aty kërkon të gjesh vetveten, e të ndihesh njësoj ndonëse ndryshe. Por, ndryshe nga çdo vend ka një pjesëz që iu përket të gjitha qytetërimeve që është kishë dhe xhami, ku të gjithë mund t’i luten Zotit e të ndihen të pranuar, një vend që ka parë e jetuar shumë dhe nëse je i vëmendshëm ndien se është i gjallë. Një vend që i përket të gjithëve… Aja Sofia…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën