Pasditen e kësaj të diele, Hashim Thaçi ish udhëheqësi politik i UÇK-s sot president, nga aeroporti Nënë Tereza është nisur drejtë Hagës për të filluar e fituar një betejë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare e cila e ka vendosur nën dyshimin si i përfshirë në krime lufte.
Pak përpara nisjen për në Hagë presidenti Thaçi në një intervistë për Top Channel.
Tch: Zoti president intervistën e fundit bashkë ne e realizuam pak përpara nisjes tuaj për në Shtëpinë e Bardhë por e anuluat atë vizitë. Ja ku jemi prapë sot për një çështje krejt tjetër në rrethana të reja pasi po niseni drejt Hagës për tu përballur me prokurorin special. Si e prisni këtë përballje?
Thaçi: Është e vërtetë, ne para disa ditësh kur ndodhi njoftimi publik nga dhomat e specializuara për mundësinë e ngritjes të aktakuzës ndaj meje dhe ndaj kryetarit Veseli ka qenë një udhëtim dhe zotim i yni që të shkojmë në Shtëpinë e Bardhë që të punojmë ngushtë me SHBA në mënyrë që të arrimë marrëveshjen e paqes, të mirëkuptimit dhe pajtimit që i hap një perspektivë të sigurt Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor.
Prandaj e theksoj atë rrugëtim e prenë apo e ndërprenë por besimin në vlerat e SHBA dhe botën perëndimore nuk mund ta lëkundë askush.
Tch: Më lejoni të ngulmoj në pyetjen si e shikoni përballjen nesër me prokurorin special në Hagë?
Presidenti Hashim Thaçi: Sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara dhe unë jam një nga ata që do ti përgjigjem. Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë sepse ne duhet çdo rrethanë pavarësisht sakrificave që kemi paguar më herët dhe që përballemi edhe sot, besimi në botën perëndimore veçanërisht në aleatët tanë që na ndihmuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me SHBA, NATO-n dhe BE duhet ta kemi të palëkundur dhe në anën tjetër kemi pasur mundësinë o të vazhdojmë me NATO-n, SHBA e BE ose te mbetemi në duart e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo çështje e Dhomave të Specializuara të Bartet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Prandaj më lejoni të theksoj se i kuptoj opinionet kritike për themelimin e Dhomave të Specializuara por vazhdoj të besoj fort dhe fuqishëm ta mbroj vendimin e drejtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës si vendim të drejtë dhe strategjik. Tash na mbetet të gjithë si bashkëluftëtar dhe institucione të vendit të jemi në krye të obligimeve për stabilitetin institucional për qeverisje të mirë për të shikuar nga e ardhmja ndërsa e ritheksoj se askush nuk do të mund të rishkruaj historinë. Kosova është viktimë. Në Kosovë kanë ndodhur gjenocid dhe spastrim etnik, por ballafaqohemi me këtë rrethanë të re rrethanën për të paguar çmimin e lirisë.
Tch: President kush e udhëheq ekipin tuaj mbrojtës?
Thaçi: Unë nuk kam përcaktuar ende. Do ti kontribuoj së vërtetës besoj në drejtësi dhe duke i kontribuar të vërtetës mendoj se i kontribuoj edhe drejtësisë. Lufta jonë ka qenë e pastër, e drejtë ka qenë prej lëvizjeve qytetare, të armatosura që si bazament kishte lëvizjen paqësore një prej lëvizjeve më të suksesshme në botë sepse ka zhvilluar një betejë përballë një aparati genocidal të spastrimit etnik e në të njëjtën kohë përballë një regjimi që kishte kryer masakra e genocid si ato në Sebrenicë dhe tutje.
Tch: President ju e fituat betejën për çlirimin e Kosovës sa besim plotë jeni se do ta fitoni edhe këtë betejë me drejtësinë ndërkombëtare?
Thaçi: Mbrojtja më e mirë është drejtësia e luftës që kemi zhvilluar ne e që nuk do të mund ta lëkund askush. Dua të theksoj se Kosova ka fituar shumë beteja. Edhe shumë bashkëluftëtar të tjerë kanë besim të plotë në të vërtetën dhe drejtësi.
Tch: Për të gjithë ata që kanë edhe një fije të hollë dyshimi se Hashim Thaçi është përfshirë në krime lufte, cila është fjala juaj?
Thaçi: Unë e kam theksuar më herët mund të kem bërë gabime politike, mund të kemi bërë lëshime politike. Është e vërtetë që kemi shkelur ligje të sistemit të Sllobodan Millosheviqit dhe për këtë jam shumë krenar si popull dhe si individ. Ndërsa asnjë ligj ndërkombëtar në asnjë rrethanë por ky është çmimi lirisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj