LAJMI I FUNDIT:

Birrën mund ta përdorni në kuzhinë, banjë, madje edhe në kopsht– sakrifikoni ndonjë gllënjkë për rezultate të shkëlqyeshme

Birrën mund ta përdorni në kuzhinë, banjë, madje edhe në kopsht– sakrifikoni ndonjë gllënjkë për rezultate të shkëlqyeshme

Hiletë me birrën të cilat nuk i keni provuar kurrë

Pija e preferuar është e shkëlqyeshme për lëkurë dhe flokë, gjellëve u jep aromë të mirë, ndërsa nga kopshti gjithherë do t’i përzërë sulmuesit e vegjël të cilët nuk ju lënë të qetë.

Pos që është pije e preferuar e një numri të madh njerëzish dhe zyrtarisht pija alkoolike më e shitur, birra ka përparësi të tjera të shumta për të cilat mbase nuk i keni ditur më parë.


Mund ta përdorni në kuzhinë, për qëllime kozmetike, por me të do t’i përzini kërmijtë e neveritshëm, të cilët ju kanë pushtuar kopshtin, transmeton Telegrafi.

Nxit rritjen e flokëve dhe zbut lëkurën

Birrën mund ta përdorni herë pas here për shpëlarjen e shamponit në vend të ujit, ndërkaq proteinat, vitamina B dhe sheqernat të cilat i ka do t’u japin flokëve shkëlqim dhe butësi.

Adhuruesit e kësaj rutine të bukurisë thonë se kjo pije është e shkëlqyeshme për flokë kaçurrelë, sepse ofron elasticitet, mbron nga ndikimet e nxehtësisë dhe nxit rritjen.

Është me rëndësi që birrën më parë ta qitni në enë plastike dhe ta lini të qëndrojë gjatë gjithë natës, patjetër duhet të jetë e vakët dhe pa shkumë.

Pos për flokë, kjo pije ka dobi të mëdha edhe për lëkurë. Nëse me birrë e mbushni vaskën dhe zhyteni në një dush të tillë, tharmi në të do t’jua zbut lëkurën.

Gjellëve u jep aromë 

Birra ka rezultuar edhe si shtesë e shkëlqyeshme për zierje. Nga ajo mund të bëni marinadë për mish, ndërkaq mishi i pulës i pjekur në birrë ka aromë të mrekullueshme.

Pasi që ta keni pastruar pulën nga brenda, hapni shishen e birrës dhe vendoseni pulën vertikalisht mbi të. Piqeni në furrë apo në skarë të mbuluar.

Gjithashtu, kur të zieni oriz, mund ta qitni gjysmë filxhani birrë me ujë në tenxhere – do t’i japë aromë të mrekullueshme.

Birra i përzë kërmijtë nga kopshti

Dhe për fund, nëse në kopshtin tuaj vazhdimisht shfaqen kërmijtë, lehtë mund t’i largoni, zonën në të cilën jetojnë lageni me birrë. Aroma e tharmit kërmijtë i tërheq, ndërkaq etanoli i vret. /Telegrafi/