LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti mban konferencë për media në orën 16:00

Kryeministri Hoti mban konferencë për media në orën 16:00
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbajë konferencë për media, por nuk dihet nëse me këtë rast Hoti do të propozojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, apo do të flas për takimin e sotëm virtual me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se Hoti do të mbajë konferencë në orën 16:00, në oborrin e Qeverisë.

“Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie”, thuhet në njoftim.


Diskutimet në takimin e sotëm virtual me presidentin serb, sipas njoftimi të EEAS pritet të përfundojnë në ora 15:00. Ndërsa, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, do të dal para mediave me një konferencë për media që do të fillojë nga ora 16:00.

Ndërkohë, Kryeministri Hoti ditëve të findit, ka thënë se Kosova po shkon drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Për këtë, Hoti ka folur edhe me kryetarët e komunave, të cilët e kanë përkrahur në propozimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kjo pasi rastet me COVID-19 në Kosovë janë rritur dukshëm, e po ashtu edhe vdekjet si pasojë e coronavirusit. /Telegrafi/