Coronavirusi u përhap shpejt pothuajse në tërë botën. Më 13 mars në Kosovë u shënua rasti i parë i infektuar me virusin SARS-COV-19.
Prej atëherë, personat e infektuar u izoluan disa në Klinikën Infektive e disa në shtëpitë e tyre. Shteti pezulloi mësimin në shkolla, mbylli çerdhet dhe shumë veprimtari të tjera.
Deri tani në Kosovë, të infektuar me koronavirus 4,715 persona, 2,227 janë shëruar dhe 101 kanë humbur jetën.
COVID-19 preku më shumë moshën e tretë dhe ende nuk ka ndonjë ilaç për trajtimin e kësaj sëmundje. Klinika Infektive ka trajtuar qindra pacientë të infektuar me coronavirus.
Infektologët ishin shpresë për shumë qytetarë të prekur nga ky virus, dhe familjarë të tyre të cilën çdoherë sytë i drejtonin nga kjo klinikë për të mësuar rreth shëndetit të tyre.
E ata ishin çdoherë në krye të detyrës, u bën “heronjtë e pandemisë”, duke u larguar edhe nga fëmijët e tyre vetëm që të shpëtojnë jetë.
Infermierja me inicialet N.A rrëfen si është distancuar nga familja në momentin që ka dal pozitiv.
“Në momentin që e kam kuptuar që kam dalë pozitiv jam distancuar, jam karantinuar, dy javë e katër ditë kam qëndruar larg familjes, fëmijëve e bashkëshortit, nuk ka qenë e lehtë për besë, mirëpo ia dolëm”, rrëfen ajo.
Derisa dëgjojmë rrëfime të personelit shëndetësor, për kohën e pandemisë, gjejmë se sfidë e madhe për të gjithë është fakti që ky virus erdhi me shumë të panjohura, duke sjellë shqetësim edhe të vet punëtorët e këtij sektori.
Ushtruesja e detyrës së drejtorit në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha tregon si u detyrua t’i largojë fëmijët nga shtëpia.
“Pjesën më të madhe të kohës, qoftë gjatë vikendeve dhe festave më është dashur të rrijë në klimikë. Fëmijët i kam pasur të prindërit dhe atje kanë qëndruar gjatë gjithë kohës dhe gjatë vizitës që u kam bërë fëmijëve dhe prindërve është dashur gjatë gjithë kohës ta mbajë distancën së paku dy metra larg dhe duke i shfrytëzuar mjetet mbrojtëse, maskat dhe dorëzat”, thotë ajo.
Edhe vet punëtorët shëndetësorë u përballen me probleme emocionale si pasojë e përhapjes së coronavirusit, sidomos ata që u infektuan.
Infermierja N.A. tregon se si mori kurajo ta kalojë fazën kur ishte me COVID-19.
“Shumë keq e kam përballuar, të drejtën më të thënë, duke e marrë parasysh për shkak të rrezikimit të familjes. Më shumë e kisha atë problem, sepse fëmijët ishin të vegjël, duke i menduar disa probleme më tutje duke mos mundur me ia dalë. Megjithëse unë isha pozitiv. Mirëpo të nesërmën u testuan e gjithë familja dhe gjithë dolën negativ e kjo ndoshta ka qenë një shtyllë e madhe që më ka dhënë kurajo ta kaloj”, tregon ajo.
Nga dita kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 mjekët në Klinikën Infektive kaluan në kujdestari 24 orë dhe kohën më të madhe e kaluan brenda klinikës duke trajtuar rastet që çdo ditë shënonin rritje.
Lindita Ajazaj- Berisha, u.d drejtor në Klinikën Infektive thotë se qëndrimi me familje bëhej çdoherë e më i vështirë.
“Ka qenë edhe për ne si personel shëndetësor një sfidë jashtëzakonisht e madhe, përveç punës dhe angazhimit brenda klinikës normal edhe sfida tjetër që të ruhemi dhe mos të përhapim infeksionin të familjet në shtëpi”, tregon ajo.
Për muaj me radhë shumë punëtorë shëndetësorë nuk takuan të afërmit e tyre për shkak të rrezikut që bartnin.
Jeta e tyre po zhvillohej vetëm brenda klinikës, aty ku përballeshin me raste të rënda që shfaqeshin pas përhapjes së një virusi krejt të panjohur për të gjithë. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit