LAJMI I FUNDIT:

Kompania gjermane do të prodhojë një makinë që ndryshon formën në disa hapa të thjeshtë

Kompania gjermane do të prodhojë një makinë që ndryshon formën në disa hapa të thjeshtë

Kompania gjermane Emobs dëshiron të ketë një automjet elektrik modular që mund të përshtatet për qëllime të ndryshme.

eBussy është emri i një automjeti të lehtë elektrik nga Gjermania që do të dalë në treg në vitin 2021, transmeton Telegrafi.

Automjeti është më shumë se një makinë, thotë në faqen e internetit të start-up-it.


Ky automjet mund të shndërrohet në një karrocë të konvertueshme, kamionçinë, furgon në vetëm disa hapa të thjeshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=47gWIfC00JM&feature=emb_title

eBussy do të ketë një bateri me një kapacitet prej 30 kWh.

Pesha e zbrazët e makinës, e cila ka dimensione 3.5 x 1.6 x 1.9 metra, është midis 450 dhe 600 kilogramë. Ajo duhet të jetë në gjendje të transportojë deri në 1.000 kilogram ngarkesa. Shpejtësia më e lartë është 90 km / orë.

Kjo makinë do të ketë një çmim bazë prej 15.800 euro. /Telegrafi/