Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) përsërit qëndrimin e saj se diskursi thellësisht përçarës politik brenda institucioneve dhe jashtë tyre pengon arritjen e konsensusit nacional dhe tejkalimin e vështirësive të krijuara pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.
Dialogu konstruktiv ndërmjet hisedarëve politikë në rend të parë nuk ka alternativë, për shkak të nevojës për menaxhimin e pandemisë COVID19 si dhe të gjitha pasojave të shkaktuara nga ajo në aspektin shëndetësor, si dhe atë ekonomik e social.
Vonesat e mëtejme në aprovimin e ndryshimeve të kornizës buxhetore por edhe të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare do të vonojnë disbursimin e mjeteve të zotuara në ndihmë të ndërmarrjeve dhe punonjësve të sektorit privat, që janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit.
Oda Amerikane beson fuqishëm se temat e natyrës populiste dhe lufta e padinjitetshme politike në këtë fazë do të rrënojnë prospektet e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë COVID19, ndërsa në vend të përpjekjeve të gjithëmbarshme për përmirësimin e imazhit të vendit dhe rezonimin e stabilitetit, partitë politike me diskursin konfliktnxitës po rëndojnë më tej imazhin jo të mirë të cilin e gëzon Kosova, thuhet në deklaratën e OEAK, përcjell Telegrafi.
Oda Amerikane përsërit qëndrimin e saj se muajt në vijim do të shpërfaqin pasojat reale në aspektin ekonomik e social, për shkak të mbijetesës së vështirësuar të një numri të ndërmarrjeve, kryesisht të vogla dhe të mesme, të cilat janë burimi më i rëndësishëm i vendeve edhe ashtu të pakta të punës për qytetarët e Kosovës.
Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane fton edhe një herë ligjvënësit e vendit që të tejkalojnë mospajtimet partiake dhe të vihen në shërbim të qytetarëve dhe ndërmarrjeve, duke i hapur rrugë zhvillimit ekonomik, ruajtjes së vendeve të punës dhe progresit aq shumë të nevojshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës