LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: Me aplikacionin e ri KSHZ do të del më shpejt me rezultatet e para jozyrtare

Derkoski: Me aplikacionin e ri KSHZ do të del më shpejt me rezultatet e para jozyrtare

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, dy ditë para fillimit të votimit tre-ditor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, për AIM-në tha se Komisioni ka bërë përpjekje maksimale për të organizuar zgjedhje të sigurta dhe transparente, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pret që votimi më 15 korrik të kalojë në mënyrë paqësore dhe me dinjitet dhe se qytetarët tanë do të tregojnë një nivel të lartë të vetëdijes dhe kulturës politike.


Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë dhe të jenë të sigurt se janë të mbrojtur në mënyrë shëndetësore.

“Do të dëshiroja t’u bëj thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë dhe në të njëjtën kohë të sigurohemi që ata janë plotësisht të sigurt dhe shëndetshëm në qendrat e votimit sepse ne dezinfektojmë të gjitha vendvotimet, siguruam mbrojtje të mjaftueshme për të gjithë anëtarët e administratës zgjedhore dhe për çdo qytetar që eventualisht nuk ka maskë mbrojtëse, dezinfektues të mjaftueshëm, doreza dhe vendvotime mjaftueshme”, tha ai.

Këtë vit, me zbatimin e një aplikacionit të ri, vazhdon Derkoski, kryetarët dhe zëvendësit e bordeve zgjedhore do të jenë të detyruar të paraqesin të dhënat e pjesëmarrjes për çdo dy orë të ditës, dhe pas mbylljes së vendvotimeve dhe përcaktimit të rezultatit me ndihmën e të njëjtit aplikacion do të mundësojë transferimin e shpejtë të rezultateve në mënyrë që KSHZ të mund të dalë me rezultate fillestare jozyrtare shumë shpejt./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Kalo në kategori