Partitë politike në Maqedoninë e Veriut gjatë fushatës zgjedhore, e cila mbyllet të dielën në mesnatë, pavarësisht krizës së krijuar nga pandemia e koronavirusit nuk kanë prezantuar ndonjë plan konkret për ta mbajtur të qëndrueshëm sistemin e shëndetësisë në rrethanat që ka imponuar COVID-19.
Ata si zakonisht krahas luftës kundër korrupsionit, pavarësinë e sistemit gjyqësorë, reformat në administratë dhe media kanë premtuar, rroga më të larta për mjekët, ndërtimin e klinikave, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët.
Politikanët gjatë takimeve me qytetarët kanë theksuar koronavirusi nuk do të largohet edhe për një kohë të gjatë, por nëse lexoni me kujdes programet e partive politike, duket qartë se ata pak janë fokusuar në realitetin që ka imponuar koronavirusi dhe nevojën për t’i dhënë një impuls të fuqishëm si në aspektin financiar, po edhe atë kadrovik që sistemi i shëndetësisë të mbetet i qëndrueshëm.
Ylber Besimi, nënkryetar i Odës së Mjekëve në Maqedoninë e Veriut, për Radion Evropa e Lirë thotë se pandemia me koronavirusin ka shpalosur më shumë probleme, me të cilat për shumë vite përballet sistemi i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo pandemi na tregoi se sistemi shëndetësor është jashtëzakonisht i rëndësishëm, një nga sektorët më vital. Rekomandimi ynë, si Odë e Mjekëve, për të gjitha partitë politike është që të gjitha partitë politike vëmendjen e tyre ta orientojnë në përkujdesjen ndaj sistemit shëndetësor duke i vendosur në plan punëtorët shëndetësorë, mbrojtjen e tyre, ngritjen profesionale, veçanërisht në profilet ku mungojnë kuadrot, si dhe krijimin e kushteve më të mira për punë”, thotë Besimi.
Nga ana vjetër, ish-ministri i Shëndetësisë, Gjorgji Orovçanec, thot për Radion Evropa e Lirë se situata e krijuar si rrjedhojë e koronavirusit, ka imponuar më shumë zgjidhje ad hoc, sepse bëhet fjalë për një virus të panjohur.
“Realisht, gjatë periudhës së ardhshme do të nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse për krijimin e kushteve për mbrojtjen e personelit shëndetësor, derisa nuk del vaksina. Gjithashtu, do të nevojitet respektimi i masave pa kalkuluar mbi interesat partiake”, thotë Orovçanec.
Ndërkaq, nënkryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë, Lilija Darvishova Çollakova, thotë se kushdo që të vijë në pushtet, nuk guxon që të ndërpresë rrjedhën e realizimit të projekteve të filluara që kanë të bëjnë me nevojat e qytetarëve për sa i përket shërbimeve në sistemin shëndetësor.
“Pjesa më e madhe e politikanëve deri më tani nuk arritën të mësojnë leksionin bazë, se me sistemin e shëndetësisë nuk guxon të bëhet asnjë hile. Atë që e premtojnë duhet dhe ta realizojnë. Qeveria e fundit punëtorëve në sistemin e shëndetësisë u premtoi ligj për mjekët, nuk e realizoi këtë, edhe ata të tjerët që ishin në qeveri nuk i mbajtën premtimet zgjedhore”, thekson ajo.
Gjatë fushatës zgjedhore, partitë politike “shtizat i kanë thyer” kryesisht rreth asaj se kush ka më shumë faj për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me COVID-19 dhe numrit të lartë tëviktimave nga ky virus duke e ngritur vendin në krye të listës së vendeve me rrezik të lartë në Evropë e më gjerë. Përplasje ka pasur në drejtim të asaj se cilat politika të cilës qeveri i kanë dhënë më shumë goditje sistemit të shëndetësisë, por pa dhënë oferta për zgjidhjen e problemeve.
Ndërkaq punonjësit në sistemin e shëndetësisë thonë se qeveria e ardhshme pjesën më të madhe të vëmendjes do të jetë e detyruar ta orientojë kah shëndetësia nëse dëshiron që ky sistem të mos mbetet i gjunjëzuar nga pamundësia për t’u përballur me situatën e krijuar nga koronavirusi./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles