LAJMI I FUNDIT:

Iggy Azalea shfaqet për herë të parë në publik me djalin e saj

Iggy Azalea shfaqet për herë të parë në publik me djalin e saj
Iggy Azalea (Foto: Daily Mail)

Rep-artistja australiane, Iggy Azalea, ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë dy muaj më parë.

Gjatë kësaj të mërkure, reperja është parë për herë të parë në rrugët e Los Angeles së bashku me djalin dhe një dado, shkruan Daily Mail.


30-vjeçarja është parë duke ndjekur ndihmësen, ndërsa palët kishin vendosur të mbulojnë fytyrën e të porsalindurit.

Bukuroshja bionde ndërkaq ishte shfaqur me një veshje komode, teksa mbante një bluzë dhe xhaketë mbi të.

Iggy Azalea konfirmon se është bërë nënë
Lexo po ashtu Iggy Azalea konfirmon se është bërë nënë

Flokët ajo kishte vendosur t’i lidhë mbrapa kokës, kurse për shkak të pandemisë coronavirus ajo kishte vendosur edhe maskë mbrojtëse.

Kujtojmë se reperja nuk ka deklaruar sa i përket babit të fëmijës, ndërsa raportohet se mund të jetë Playboi Carti, me të cilin ka një lidhje të gjatë. /Telegrafi/