LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i Gjilanit: Situata është nën kontroll, janë identifikuar burimet e fundit të infeksionit me COVID-19

Nënkryetari i Gjilanit: Situata është nën kontroll, janë identifikuar burimet e fundit të infeksionit me COVID-19

Komiteti Emergjent i Gjilanit për parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19, është takuar të premten për të bërë vlerësimin, pas 27 rasteve të reja pozitive me këtë virus.

Nënkryetari Arbër Ismajli, i cili tash e katër muaj po udhëheq me operacionet, ka thënë se situata është nën kontroll të plotë, duke shtuar se janë identifikuar burimet e fundit të infeksionit.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat në mënyrë strikte, në pastrimin e duarve sa më shpesh, mbajtjen e distancës dhe bartjen e maskave.

Epidemilogia, Burbuqe Shkodra, në adresimin para mediave, tha se numri numri i përgjithshëm i të infektuarve në periudhën katër mujore është 257, derisa tha se janë në pritje të rezultateve të mostrave për regjionin e Gjilanit në datat 8, 9 dhe 10 korrik.

Ajo tha se ditëve të fundit situata është rënduar me shtimin e rasteve të reja, por fatmirësisht, tha ajo, gjendja pacientëve që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 është stabile.

Shkodra theksoi se do të testohen vetëm rastet që janë të hospitalizuara dhe ata që kanë shfaqur simptoma.

Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, anesteziologu, Ukshin Ismaili, tha se kapaciteti i këtij institucioni shëndetësor është 14 qasje të përnjëhershme me oksigjenoterapi, derisa tha se janë 50 shtretër ku mund të hospitalizohen raste eventuale.

Ai kërkoi nga qytetarët që ndjejnë simptoma të këtij virusi, të lajmërohen në Spitalin e Përgjithshëm, i cili është në shërbim prej 24 orë dhe 7 ditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori