LAJMI I FUNDIT:

​Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë për shërbimet komunale

​Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë për shërbimet komunale

Për te dytën herë, banorët e lagjes “Qendra” po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për parkingjet e stërngarkuara dhe shërbimet komunale.

Disa banorë të rrugës “Rexhep Luci”, në Prishtinë të premten kanë kundërshtuar vendimin e Komunës së Prishtinës për ndërmarrjen “Prishtina Parking”, ku sipas rregullores së re, për banorët e lagjes, pagesa parashihet të jetë 10 euro muaji, për biznese 45 euro, ndërsa për qytetarët të cilët nuk janë pjesë e lagjes 1 euro ora.


Ata po kërkojnë që kjo hapësirë të mos shfrytëzohet për parking publik, meqë jeta e tyre po vështirësohet.

“Nuk kanë me leju parking-Prishtina me punu këtu. Ata janë duke e pritur momentin kur fillon parking-Prishtina me dal banorët me stopuar. Por, para se me ardh deri me aty me eskalu gjendja, ish kon mirë komuna e Prishtinës, kë do nga banorët me kontaktu edhe me ofruar kriteret së bashku. Unë prapë po e them nuk jemi që të mos bëjmë rend dhe rregull në lagje, mirëpo sa e pash Ligji në bashkëpronësi, si të futesh në tunel ke shkelje të shumta sa i përket banorëve. Situata të jeni të bindur që mund të eskaloj, policia që del e mban rend, as atëherë nuk do të mundet”, u shpreh ajo.

Mes tjerash, edhe Qëndrim Reka, i cili banor në këtë lagje, tha se kjo hapësirë nuk i plotëson kushtet që të jetë publik, sipas tij jeta e banorëve po vështirësohet çdo ditë në këtë lagje.

“Zgjidhja është me mbajt një mbledhje me banorët, me shiku me gjet një zgjidhje. Se paguaj rrymë, paguaj bërllok, paguaj ujë, ashensorë, po bëhen shumë. Ka njerëz me social që banojnë këtu… centët e fundit këqyrin me na i marrë, tu e pa çfarë varfërie në Kosovë paguaj”, ka thënë ai.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe Shefki Ukaj, i cili tha se zhurma e madhe e kafiterive gjatë natës, po e bën shumë të vështirë qëndrimin në këtë vend. Ndërkohë shtoi se nga parkingjet e stërngarkuara, është uzurpuar e gjithë hapësira për fëmijët, raporton kp.

“Është anomali dhe ironi e llojit të vet ku asambleja merr vendim për me uzurpua pronën publike. Nuk është problem vetëm tek parkingjet, është problemi i zhurmës që biznesmenëve që nuk kanë licencë për muzikë, këtu bëhet dasmë. Qytetarët janë në gjendje të rëndë psiqike, ata të cilët nesër kanë me shku në punë, shkojnë në ora 08:00 të lodhur. Ky parking së pari nuk guxon se nuk është publik. Në asnjë vend evropian, asnjë kryeqendër evropiani nuk lejon që të bëhen parkingje, mos me pas hapësira, mos me pas fëmijët ku me dal as pleqtë. Neve na vjen ndihma e shpejtë, e nuk kemi ku me dal”, ka theksuar ai.

Pasi që nuk kishin marrë përgjigje nga Komuna e Prishtinës, me peticionin i cili përmbante 82 nënshkrime, banorët një javë më parë vendosën që të dalin në protestë, derisa bëjnë thirrje, që nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, protestat do të vazhdojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori