Edhe tre ditë fushatë parazgjedhore, partitë politike vazhdojnë me premtimet ndaj qytetarëve
Fushata parazgjedhore përfundon më 12 korrik në mesnatë kur edhe zyrtarisht fillon heshtja zgjedhore. Deri atëherë partitë politike në mënyrë intensive me qytetarë po përpiqen që t’i sqarojnë programet e tyre zgjedhore.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në Shuto Orizare foli për Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë por edhe për konceptin ‘Një shoqëri për të gjithë’.
“Unë isha këtu me të gjithë të gëzohemi për rrugët e reja, për projektet që i bëmë, për stacionin e ri policor, për projektin e ri për çerdhe. Përherë kemi qenë këtu për ta afirmuar gjuhën rome, kulturën dhe traditën. Bashkërisht luftuam kundër varfërisë, për nderin dhe dinjitetin e RMV-së. Gjatë gjithë kohës dëshmuan se jemi ndryshe nga të tjerët, dhe për këtë shkak jemi në koalicion më të madh, që ka katër deputetë nga bashkësia rome. Bashkësia më e varfër është ajo rome, dhe më së shumti duhet të punojmë për këtë bashkësi dhe nuk do të ndalojmë me punë deri sa cilësia e jetës së romëve të jetë e njëjtë me cilësinë e jetës së maqedonasve, shqiptarëve, turqve dhe të tjerëve”, tha Zaev.
Kreu i OBRM-PDUKM-së thotë se fokusi i partisë së tij do të jetë ekonomia për shkak se vetëm një shtet ekonomik i fuqishëm mund të jetë shtet që i bashkon njerëzit dhe poashtu do të jetë investime në ndërtim dhe ndërtim të infrastrukturës.
“Për të ardhur deri këtu neve na nevojitet shteti i së drejtës. Kjo është e rëndësishme. Të gjitha odat e thanë këtë. Ne momentalisht nuk kemi siguri juridike për investimet tona. E dyta, nuk kemi politika të parashikuara për politika ekonomike. Pse nuk kemi? Për shkak se sot miratohet tatime progresiv, nesër hiqe, dhe ne nuk mund t’i planifikojmë planet biznesore në të ardhmen. Nuk kemi fuqi punëtore cilësore dhe të mjaftueshme,”, tha mes tjerash Mickoski duke premtuar se në 100 ditët e para secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet pavarësisht se cilës parti politike i përket.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti para qytetarëve të Shkupit u shpreh se vitin që e lamë pas u përmbyllën çështje madhore, çështje të cilat vendin e bënë më të qëndrueshëm siç është anëtarësimi në NATO, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe marrja e datës për anëtarësim në BE.
“Tani na presin punë të mëdha që vendi së shpejti të jetë anëtarë në BE, ne kemi mundësinë dhe guximin që të përballemi me tema të mëdha dhe aspak nuk hezitojmë sepse kemi energji e vlera që nuk i shoh tek të tjerët pavarësisht se duan të maten me ne dhe me hijen e mëngjesit, të vegjël janë të maten me ne sepse jemi thesar dhe kapital, një investim prej 20 vitesh, këtu janë xhevahir e vlera dhe vlerat ndërtohen me njerëz të mençur e të ditur.Gjithmonë kemi thirrur shqiptarët në unitet, ne gjithmonë kemi thirr që të bëhemi faktor por ky vullnet ka qenë i njëanshëm i iniciuar nga BDI-ja dhe të tjerët kanë bërë politika lokale të lagjeve dhe principatave,” u shpreh Ahmeti.
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë ditës së djehsme ishte në takime në disa fshatra të Kumanovës dhe në Reçicë të Tetovës.
“Po ta jep populli forcën e vërtetë, përveç që kandidoj për zv. kryeministër synimi i ardhshëm është të jem edhe Ministër i Punëve të Brendshme. Në emër të ligjit ta luftoj pamëshirshëm të keqen brenda shqiptarëve duke filluar prej kazinove që t’i mbyll brenda 24 orëve. Kazino dhe lojëra të fatit do të ketë ashtu siç ka në Gjermani, Zvicër etj. Kazinot 42 km larg vendbanimeve”, u shpreh Zaev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles