LAJMI I FUNDIT:

Pesë veta arrestohen nën dyshimin për vrasjen e reperit Pop Smoke

Pesë veta arrestohen nën dyshimin për vrasjen e reperit Pop Smoke
Pop Smoke (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Policia e Los Angelesit thotë se ka arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen në fillim të këtij viti të Bashar Jackson – reperi i njohur me nofkën Pop Smoke.

Tre burra dhe dy djem të mitur u arrestuan, njoftoi të enjten Departamenti i Policisë në Los Angeles, shkruan NPR.

Policia nuk bëri të ditur emrat e të arrestuarve ose nuk dha detaje rreth krimeve për të cilat dyshohet se kanë kryer.


Pop Smoke (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

“Ne do të japim detaje të mëtejshme pasi ato të bëhen të disponueshme”, tha departamenti.

Jackson ishte 20 vjeç kur u gjet i plagosur me armë zjarri në një shtëpi në lagjen Hollywood Hills më 19 shkurt. Ai u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai dhe më vonë u shqiptua i vdekur.

Pop Smoke (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Reperi kishte qenë duke shijuar një ngjitje të shpejtë në botën e muzikës, bazuar në suksesin e këngës së tij, “Welcome to the party”. Emri i reperit në New York ishte përsëri në titujt e mediave në fillim të këtij muaji me publikimin pas vdekjes së albumit të tij të parë, “Shoot for the Stars Aim for the Moon”. /Telegrafi/