LAJMI I FUNDIT:

Makineritë marrin komandën, Elon Musk paralajmëron veturat që lëvizin pa kurrfarë pjesëmarrje të shoferit

Makineritë marrin komandën, Elon Musk paralajmëron veturat që lëvizin pa kurrfarë pjesëmarrje të shoferit

Pronari i kompanisë amerikane Tesla që merret me prodhimin e veturave elektrike, Elon Musk, ka deklaruar sot se kompania e tij është shumë afër arritjes së nivelit të pestë të teknologjisë së ngasjes autonome, që u mundëson veturave të lëvizin pa pjesëmarrjen e shoferit, raporton Reuters.

“Vazhdojë të jem i bindur se do të arrijmë funksionet bazë për nivelin e pestë të autonomisë, që do t’i përfundojmë këtë vit”, ka shtuar Musk, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, përfaqësues të auto-industrisë kanë theksuar se për arritjen e teknologjisë së autonomisë së plotë të ngasjes dhe fitimin e besimit të opinionit publik, do të kërkojë kohë.

“Jam shumë i bindur që niveli i pestë, që do të thotë autonomia e plotë do të jetë realitet dhe mendoj se do të ndodhë shumë shpejtë”, ka thënë për fund Musk në një video-mesazh në hapjen e konferencës vjetore për inteligjencën artificiale në Shangai. /Telegrafi/