LAJMI I FUNDIT:

21 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi, Meta: Ende nuk ka drejtësi për këtë krim monstruoz

21 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi, Meta: Ende nuk ka drejtësi për këtë krim monstruoz

Në 21 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi.

Meta me anë të një shkrimi në Facebook, shkruan se vënia e drejtësisë nuk do ta lehtësonte vetëm dhimbjen e familjes Bytyçi, por do të japë një kontribut për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajon.

“Çdo 8 korrik, kombi shqiptar nderon me respekt e mirënjohje kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorëve të Batalionit ‘Atlantiku’, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, nderin e historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ndonëse kanë kaluar 21 vite nga vrasja e pabesë e tyre, fatkeqësisht ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz! Vënia e drejtësisë pa pengesa dhe zvarritje do të lehtësojë jo vetëm dhimbjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi, por do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë”, ka shkruar Meta, përcjell Telegrafi.


Shkrimi i plotë

Çdo 8 korrik, kombi shqiptar nderon me respekt e mirënjohje kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku”, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, nderin e historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Ndonëse kanë kaluar 21 vite nga vrasja e pabesë e tyre, fatkeqësisht ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz! Vënia e drejtësisë pa pengesa dhe zvarritje do të lehtësojë jo vetëm dhimbjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi, por do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë.

Vëllezërit Bytyçi me shembullin e jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të atdhedashurisë dhe idealeve më të larta njerëzore, që sollën Kosovën e lirë e të pavarur, do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja. Sepse liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë.

Mirënjohje diasporës sonë në SHBA për kontributin e shkëlqyer të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe për çështjen shqiptare ndër dekada, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes dy popujve dhe vendeve tona, për ruajtjen e traditave dhe zhvillimin e lidhjeve të forta që ekzistojnë mes amerikanëve dhe shqiptarëve.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të luftës heroike të popullit të Kosovës, si dhe të mbarë kombit tonë! ?????? /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori