LAJMI I FUNDIT:

Mbytet një 60-vjeçare në plazhin e Durrësit

Mbytet një 60-vjeçare në plazhin e Durrësit
Foto: Arkiv

Pasditen e sotme një 60-vjeçare është futur në det dhe ka gjetur vdekjen në plazhin e Durrësit.

“Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, raporton Ora News.


Ky është personi i pestë që mbytet në det në vendin tonë pas hapjes së sezonit të plazhit.