LAJMI I FUNDIT:

Pas zgjedhjeve në Maqedoni, mund të merren masa restriktive vetëm nëse eskalon situata me coronavirus

Pas zgjedhjeve në Maqedoni, mund të merren masa restriktive vetëm nëse eskalon situata me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë inspektimit në spitalin e ri të Kërçovës tha se i njëjti do të përfundohet brenda dy viteve.

Filipçe sërish tha se po përgatiten për një valë të re të fuqishme të virusit në vjeshtë.

Në pyetjen e “TV21” se a do të hyjë shteti sërish në karantinë pas zgjedhjeve ministri Filipçe tha se nuk mendohet për një gjë të tillë sidomos tani që numri i rasteve të reja ka filluar të bije. Por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë nëse numri rritet ndjeshëm.


“Në këtë moment nuk ka asnjë indikacion për t’u marrë masa shtesë restriktive, marrë parasysh se numri i rasteve të reja bie dhe më pak mendojmë tani për një masë të tillë.

Por nëse ndodh të ketë eskalim të situatës normalisht që do të sillet masë restriktive në lëvizje, ndoshta në disa pjesë të vendit ose në gjithë territorin. Por tani për tani indikacione të tilla nuk ka”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori