Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ka më shumë se 90 mijë teste për identifikimin e rasteve të reja me Covid-19.
Manastirliu e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku tha se pritet që së shpejt të instalohet një aparaturë e re testimi, për fuqizimin e kapaciteteve laboratorike në vend.
“Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër.
Çfarë është e rendësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik”, tha Manastirliu.
Ajo njoftoi se shumë shpejt do të hapet dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare.
“Është shumë e rëndësishme në këtë fazë bashkëpunimi i qytetarëve. Është një strategji që ka rezultuar shumë efikase deri tani, por është një strategji që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve”, u shpreh Manastirliu.
Manastirliu tha se do të vijojë komunimimi me qytetarët në mënyrë që ata të respektojnë masat e vendosura.
“Ne përgatitemi për më të keqen, duke shpresuar për më të mirën. Dhe më e mira është në dorën tonë, është në dorën e gjithë qytetarëve, duke zbatuar masat. Do të vijojmë me komunikimin e riskut me qytetarët në mënyrë që ata, mbi të gjitha ata të dinë që nëse mbrohen vetë, sigurisht që mbrojtja e tyre individuale ndikon gjithashtu edhe në mbrojtjen e atyre që kanë afër”, apeloi ministrja./abcnews.al
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë