Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka prezantuar Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës, i cili është hartuar nga Ministria e Drejtësisë në konsultim me akterët vendor të drejtësisë, partnerët ndërkombëtar dhe shoqërinë civile.
Në një konferencë për media, ministri Selimi tha se përmes këtij Projekt Kodi, synohet që të bëhet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile si Ligjit të Marrëdhënieve të Detyrimeve, Ligjit të Pronësisë dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë.
“Bazuar në rëndësinë dhe nevojën për avancim të mëtutjeshëm të legjislacionit civil, Projekt Kodin Civil të Kosovës, i cili konsiderohet të jetë produkti më i madh legjislativ pas Kushtetutës së Kosovës, do ta procedoj shumë shpejt për shqyrtim dhe aprovim në Kuvend”, tha Selimi.
Selimi shpjegoi se Kodi Civil i Republikës së Kosovës, do të jetë i strukturuar në 5 libra, në të cilat do të përfshihen : 1. pjesa e përgjithshme, 2. detyrimet, 3. pronësia dhe të drejtat tjera sendore, 4. familja dhe 5. trashëgimia.
“Librin 1- pjesa e përgjithshme”, sipas ministrit Selimi është hartuar për herë të parë dhe disa nga çështjet e adresuara, rregullojnë parimet themelore.
“Me këtë libër janë rregulluar parimet themelore të cilat deri më tani nuk kanë qenë të rregulluara, ose kanë qenë të shpërndara në ligje tjera por të pa harmonizuara. Si të tilla janë: Parimi i barazisë i të gjithë qytetarëve në marrëdhëniet civile; Ndalimi i keqpërdorimit i të drejtave dhe shkaktimit të dëmit ndaj të tjerëve; Burimet e së drejtës civile (caktohen për herë të parë në Kosovë), Kushtetuta, Kodi, Ligjet dhe marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare etj.,”, deklaroi ministri Selimi.
Ndërsa në “Librin 2- Detyrimet”, disa nga çështjet kruciale që janë adresuar janë : Harmonizimi i dispozitave ligjore të ligjit për detyrimet duke i evituar konfliktet e ligjit dhe paqartësitë dhe sqarimi i përgjegjësive të palëve në marrëdhënie kontraktuese etj.
Në “Librin 3- Pronësia dhe të drejtat tjera sendore”, janë sqaruar të drejtat pronësore, mënyra se si fitohet dhe humbet pronësia; Janë harmonizuar shumë dispozita që kanë qenë të pa qarta; Është sqaruar e drejta e shtetasve të huaj për të pasur pronësi në Kosovë ku parimisht janë të barabartë. Por do të ketë edhe ligj të veçantë për shtetasit e huaj etj.
Tek “Libri 4- Familja”, disa nga çështjet kryesore që janë adresuar kanë të bëjnë me përmirësimin e dispozitave të Ligjit të Familjes në aspektin e kuptimit më të mirë; Është siguruar më mirë barabarësia para ligjit për të gjithë personat në raportet familjare; Është siguruar një mbrojtje më e mirë e të drejtave pronësore për gratë duke paraparë për herë të parë kontratën martesore me të cilën mund t’i rregullojnë raportet pronësore. Në rast se nuk ka kontratë, zbatohet ligji dhe pasuria është e barabartë 50% : 50% për secilin bashkëshortë si dhe çështje të tjera.
Ndërsa “Libri 5- Trashëgimia”, disa nga çështjet kryesore: janë hartuar dispozita ligjore që garantojnë barabarësinë efektive në trashëgimi duke u siguruar që edhe gratë të arrin t’i realizojnë më mirë të drejtat e trashëgimisë (edhe pse kjo e drejtë ka qenë e garantuar, me Kodin Civil janë paraparë dispozita që e sigurojnë secilin në gëzimin e të drejtës së tij/saj), duke informuar secilin për të drejtën e trashëgimisë; Heqja dorë nga trashëgimia si e drejtë e trashëgimtarëve, mund të bëhet vetëm duke u siguruar një procedurë transparente dhe njoftuar palët/trashëgimtarët me pasojat që ka heqja dorë etj.
Ministri Selimi tha se finalizimi i këtij dokumenti, është rezultat i një pune të gjatë të Ministrisë së Drejtësisë, i mbështetur nga projekti i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë ‘’Mbështetje Kodit Civil – Faza 2’’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë