LAJMI I FUNDIT:

Brenda 24 orëve të fundit konfirmohen 299 raste të reja me COVID-19 në Serbi, humbin jetën 13 persona

Brenda 24 orëve të fundit konfirmohen 299 raste të reja me COVID-19 në Serbi, humbin jetën 13 persona

Sipas të dhënave më të fundit të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 299 raste të reja me COVID-19, si dhe 13 tjerë që kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Këto shifra po konsiderohet si më të lartat që nga fillimi i epidemisë në këtë shtet, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë shëndetësorë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8.287 persona, kurse numri i përgjithshëm deri më tani ka shkuar në 455.604.


Në Serbi deri më tani janë regjistruar 16.719 persona të prekur me COVID-19, si dhe 330 tjerë që kanë humbur betejën me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Aktualisht në Serbi janë 2.942 raste aktive, në respirator gjenden 110 pacientë, kurse përqindja e vdekshmërisë është 1.97 për qind. /Telegrafi/