LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zemaj nuk jep detaje për vdekjet e dyshimta në Infektivë

Ministri Zemaj nuk jep detaje për vdekjet e dyshimta në Infektivë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ende nuk kanë marr ndonjë përgjigje nga prokuroria për rastin e vdekjeve të pacientëve me COVID-19, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), respektivisht në Klinikën Infektive.

Zemaj në një konferencë për media tha se nuk përzihet në punën e prokurorisë, por siç tha ai kërkon që të dalin sa më shpejt me një përgjigje.

“Qytetarët dhe të gjithë ne, veçanërisht familjarët e viktimave duhet ta dinë të vërtetën. Nuk përzihem në punën e prokurorisë, është punë e tyre. Ajo çka kërkoj është që ata të dalin sa më shpejt me raport konkret, ta informojnë ministrinë, menaxhmentin e shërbimit spitalor dhe të jemi të njoftuar në detaje, nëse ka ndonjë element të veprës penale apo jo”, ka thënë Zemaj.


Ministri Zemaj po ashtu komentoi edhe shkarkimin e ish drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

Ai tha se vendimi nga bordi i ShSKUK-së është për tu përshëndetur.

“Shkarkimi i Sejdiut është vendim për tu  përshëndetur. Do jemi transparent dhe do kërkojmë transparencë të plotë për qytetarët tanë. Në ditët në vazhdim do të bëjmë publike dhe vendime tjera konkrete”, ka thënë Zemaj.

Ai po ashtu tha se si ministër ka kërkuar raport nga të gjitha hallkat institucionale për rastit e ndodhur në QKUK.

“Si ministër kam kërkuar e raport nga të gjitha hallkat e rastit. Nuk duhet të ngutemi në deklarime politike, dhe të lejojmë drejtësinë të bëj punën e saj”, ka thënë ndër të tjera ministri Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori