LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Nuk shoh shteg drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi

Joseph: Nuk shoh shteg drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se në takimin e 12 korrikut midis Kosovës dhe Serbisë mund të priten hapa, të tillë si përmirësimi i tregtisë apo rritja e investimeve.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se nuk sheh shteg drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme.

Se cila pritet të jetë  çështja më urgjente në tryezën e bisedimeve, marrë parasysh se palët nuk janë takuar qysh në fund të vitit 2018, Joseph “Mendoj se do të shohin mënyrat për rindërtimin e besimit dhe për disa përmirësime konkrete. Zëdhënësi [i Bashkimi Evropian] e tha që ‘ne duam që [dialogu] të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese’, që do të zgjidhë problemin rreth Kosovës. Ky është qëllimi, kjo është e nevojshme, por a ka shteg drejt kësaj? Nuk jam i sigurt. Shpresoj dhe pres të ketë disa hapa pozitivë, që janë të mirë, edhe nëse nuk i çojnë palët konkretisht në një zgjidhje|.


Joseph thotë se aktakuza e paraqitur kundër presidentit Hashim Thaçi është serioze dhe e ndërlikon tutje përfaqësimin e Kosovës në dialog.

Sipas tij, arkitektura që ka ngritur Shtëpia e Bardhë rreth presidentit Thaçi është shembur.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori