LAJMI I FUNDIT:

Në Deçan konfirmohen 6 raste me COVID-19, komuna merr vendim për masa të reja

Në Deçan konfirmohen 6 raste me COVID-19, komuna merr vendim për masa të reja

Mbrëmë u konfirmuan edhe 195 raste me coronavirus në vend, ku 6 prej tyre ishin nga komuna e Deçanit.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka kërkuar kujdes nga qytetarët dhe të vazhdojnë t’i respektojnë masat.

“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit. Në komunën tonë dje u identifikuan 6 raste pozitive me COVID-19. Gjersa numri i rasteve në Kosovë sa shkon e rritet, duhet të shtoni kujdesin për veten e njerëzve që ju rrethojnë. Vendosini maskat, pastroni duart e mbani distancën, sepse bartja e virusit tek dikush me sëmundje kronike, mund t’ia vështirësoj gjendjen shëndetësore. Kujdesuni për njëri-tjetrin”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.


Ndërkaq Shtabi Emergjent i kësaj komune në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim për ndërmarrjen e këtyre masave:

1. Obligohet inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë që të bëjnë monitorimin e zbatimit të masave të nxjerra nga Shtabi Emergjent Komunal duke u bazuar në vendimin e qeverisë

2. Të gjitha bizneset-operatorët ekonomik (restorantet, marketet) detyrohen të ndërmarrin masat parandaluese-dezinfektimin e të gjitha hapësirave ku e zhvillojnë veprimtarinë e tyre, vendosjen e maskave gjatë shërbimit, respektimin e distancës dhe masat tjera parandaluese nga COVID-19

3. Të gjithë operatorët e transportit publik të shfrytëzojnë 50% të kapaciteteve të tyre dhe të bëjnë dezinfektimin ditorë të automjeteve të udhëtarëve

4. Ndalohet hyrja në objektin komunal, QKRC, QPS dhe institucioneve tjera lokale pa maska mbrojtëse

5. Drejtoritë komunale punojnë më staf të reduktuar, nuk mbahen takime në grup, anulohen të gjitha aktivitetet e parapara kulturore dhe sportive, palët në zyrë nuk priten vetëm në ndonjë rast emergjent ku duhet të jenë të pajisur më masa mbrojtëse

6. Apelojmë te qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë dhe të shtabit Emergjent Komunal në mënyrë që të ruajmë veten dhe të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori