Këshilla të vlefshme: Si t’i reduktoni rrathët e zinj poshtë syve
Tregu është i mbushur me kremra e maska për të reduktuar ënjtjen e syve dhe rrathët e zinj poshtë tyre. Këto produkte jo gjithmonë funksionojnë dhe rezultati nuk është ai që duam
E vetmja mënyrë për t’i eliminuar njëherë e mirë nis duke bërë disa ndryshme në mënyrën e jetesës.
Kjo është e nevojshme edhe më shumë, nëse rrathët poshtë syve janë të trashëguara gjenetikisht.
Arsye të tjera mund të jenë: alergji, ekzema, problemet e pigmentimit, ekspozimi ndaj diellit pa përdorimin e kremit mbrojtës etj. Për këto dhe arsye të tjera, këshillohen konsulta me dermatologun.
Ndërkohë, më poshtë gjeni disa këshilla si t’i hiqni qafe njëherë e mirë rrathët e zinj.
1. Bustina çaji
Çajrat përmbajnë antioksidantë të fuqishëm dhe mund të rrisin qarkullimin e gjakut në lëkurë. Sipas një studimi nga study Trusted, çajrat jeshilë, në veçanti, kanë efekt shumë të mirë anti-inflamator.
Si t’i aplikoni?
▪ Zieni në ujë dy bustina çaji për 3-5 minuta.
▪ Vendosini në frigorifer për 20 minuta.
▪ Më pas, shtrydhni lëngun nga bustina dhe aplikojini tek zona poshtë syve.
▪ Lërini për 15-30 minuta.
2. Kompresa të ftohta
Aplikimi i të ftohtit i jep një qetësim të përkohshëm lëkurës. Mund të përdorni:
– Lugë të ftohtë metalike
– Kastravec të ftohtë, të prerë hollë.
– Një peshqir fytyre të lagur me ujë të ftohtë.
– Copëza akulli (Përpara se t’i aplikoni, mbështillini me një copë)
4. Hidratohuni
Përpiquni të pini 9 gota ujë në ditë. Niseni me më pak gota fillimisht dhe rriteni këtë numër gradualisht.
5. Ushqimi
Shtoni në dietën tuaj më shumë ushqime me përmbajtje hekuri, kolagjeni dhe vitaminë C.
6. Gjumi
Përpiquni të flini 7-8 orë. Mbani një regjim konstant gjumi, pra mbani një orar të njëjtë gjumi dhe zgjimi.
7. SPF
Mbro lëkurën nga rrezet e dëmshme në verë dhe dimër me krem mbrojtës. Kjo ndikon drejtpërdrejt në zonën poshtë syve.
8. Retinol
Shtoni Retinol në rutinën tuaj. Ky produkt përmirëson mungesën e kolagjenit. Gjendet si përbërës në kremra të ndryshëm. Nëse mendoni se ju duhet një krem vetëm me përmbajtje Retinoli, kontaktoni me dermatologun tuaj, shkruan Anabel.
9. Kremrat zbardhues të lëkurës
Kremrat skin-lightening (zbardhës të lëkurës) kanë një përbërës të quajtur Hidroquinone, i cili ndërhyn në prodhimin e melaninës në lëkurë dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e qeseve/rrathëve poshtë syve.
10. Perimet
Aplikimi i perimeve si patatja, domatja kanë efekt të shpejtë, edhe pse jo afatgjatë në zbardhjen e rrathëve poshtë syve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKylie Jenner siç duket grisi fustanin 'vintage' të Versaces që e pati në Golden Globes
Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Një trend i ri i grimit për vitin 2025 që ripërcakton bukurinë e qerpikëve
Si ta zbusni kollën gjatë shtatzënisë? Kujdes cilat ilaçe i merrni
Tetë aksesorë që do ta bëjnë veshjen tuaj të duket super luksoze këtë dimër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?