LAJMI I FUNDIT:

Si ta zbusni kollën gjatë shtatzënisë? Kujdes cilat ilaçe i merrni

Si ta zbusni kollën gjatë shtatzënisë? Kujdes cilat ilaçe i merrni

Për shkak të këtyre dy simptomave duhet sa më parë të shkoni te mjeku

Kolla gjatë shtatzënisë është një dukuri e shpeshtë për shkak të imunitetit të dobët.

Ja se si ndikon te bebja dhe si mund ta shëroni.

Gjatë shtatzënisë vjen deri te dobësimi i sistemit të imunitetit, andaj nuk është e pazakonshme të vëreni se kolliteni më shumë apo jeni të ftohura më shpesh se zakonisht, transmeton Telegrafi.

Janë shkaktarë të shumtë të kollës gjatë shtatzënisë, por njëri ndër shkaktarët ende mund të jetë coronavirusi. Për këtë shkak është me rëndësi që të bëni një test dhe nëse jeni pozitiv të kërkoni ndihmën e mjekut, por nëse jeni negativ mund të jetë ndonjë virus tjetër.

Ja se çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar vetes:

Nëse ndiheni në rregull dhe keni simptoma kolle apo ftohjeje vetëm disa ditë, atëherë zakonisht nuk keni nevojë të kërkoni ndihmën e mjekut. Mirëpo ka disa simptoma që tregojnë se duhet të kërkoni ndihmën e mjekut.

Simptomat për të cilat duhet të shkoni te mjeku:

▪ Ndihesh shumë keq
▪ Kolla zgjat më shumë se disa ditë
▪ Thjesht nuk ndiheni mirë dhe mendoni se keni nevojë për ndihmë

Merrni ndihmë urgjente mjekësore në këto situata:

▪ Keni gulçime
▪ Keni dhimbje gjoksi

A ndikon kolla tek fëmija im?

Ka infeksione që mund të ndikojnë në zhvillimin e foshnjës, por vetë kolla nuk do të shkaktojë ndonjë dëm. Fëmija juaj është në lëng amniotik, i cili vepron si një amortizues, kështu që ndërsa stomaku juaj lëviz lart e poshtë gjatë kollës, fëmija duhet të jetë mirë.

Megjithatë, nëse nuk jeni mirë për shkak të një kolle, ose nëse ajo shoqërohet me kushte të tjera si astma, është e rëndësishme të kontrolloheni pasi kjo gjendje themelore mund të shkaktojë probleme.

Çfarë ilaçi mund të marr për kollën gjatë shtatzënisë?

Nëse ndiheni të dobët dhe keni dhimbje të lidhura me një infeksion viral, atëherë Paracetamoli mund t’ju ndihmojë.

Sprejet e kripura ose pikat e hundës mund të ndihmojnë në relaksimin e mukozës së hundës dhe në lehtësimin e simptomave.

Ka barna të tjera që janë të shkëlqyera për të shtypur kollën, por ato nuk janë të përshtatshme për t’u përdorur gjatë shtatzënisë. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u theksoni farmacistëve se jeni në një gjendje tjetër. /Telegrafi/