Infektologu Ilir Tolaj, ka thënë se Basri Sejdiu duhej të shkarkohej më herët nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së, derisa ka kërkuar edhe shkarkimin e drejtorit të IKSHPK-së Naser Ramadani.
Ai ka thënë se i sheh të dy përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet aktualisht Kosova përballë menaxhimit me pandeminë.
“Mendoj që kjo ngjarja e fundit ka qenë vetëm një pikë në bazenin e mbushur me lloj-lloj arsyetimesh dhe të dhënash që e kanë shtyrë këtë shkarkim të Basri Sejdiut. Mendoj që duhej të ndodhte edhe më herët. Tash duhet të pasohet edhe me shkarkimin e drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) Naser Ramadanit meqë të dy kanë përgjegjësi direkte për gjendjen në të cilën jemi”, tha Tolaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Derisa i pari i cili u shkarkua sot [Basri Sejdiu] ka një përgjegjësi në kuptimin e organizimit të QKUK-së, gjegjësisht Shërbimit Spitalor, në menaxhimin e këtyre rasteve. Vendimet që nga fillimi kanë qenë të panevojshme përmes grumbullimit të të gjitha rasteve në Klinikën Infektive duke mos përgatitur si duhet Spitalet Rajonale për t’u ballafaquar me këtë situatë, ndërsa kur flas për IKSHPK-në mos të harrojmë që edhe qeveria e kaluar edhe kjo po thirren në rekomandimet e IKSHPK-së për të cilat po thonë që po i përfillin në mënyrë të plotë për t’u ballafaquar me pandeminë”.
Tolaj, i cili dikur ishte edhe Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, ka kritikuar mënyrën se si është menaxhuar situata me pandeminë qysh nga paraqitja e rasteve të para pasi, sipas tij, masat nuk kanë qenë në proporcion me zhvillimin e virusit.
“Në fillim kemi pasë një kufizim tejet ekstrem të panevojshëm dhe më pas një lirim ekstrem shumë të shpejtë. Unë në reagimet e mia kam thënë që masat strikte restriktive do të ndihmojnë që numri të mbahet i ulët, por në momentin kur do të hapet, pasi Kosova nuk është e izoluar në botë, rrjedhimisht do ta kemi këtë numër”.
“Gjithashtu edhe atëherë edhe tash kam rekomanduar që masat duhet të jenë konform situatës. Në fillim kemi pasë numër shumë të vogël, prandaj edhe masat duhej të ishin më të pakta në mënyrë që të lejojmë akomodim të popullatës në një situatë kur kemi pandemi, gjegjësisht t’i edukojmë popullatën me përfilljen e masave themelore që janë edhe tash – distancimi social, mbajtja e maskës dhe larja e duarve”.
“Cilado masë ekstreme me siguri që do ta ulë numrin e rasteve, por vetëm do ta shtyjë pandeminë për një kohë të caktuar”, ka thënë Tolaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje