LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Vendimi për shkarkimin tim, i padrejtë dhe politik

Sejdiu: Vendimi për shkarkimin tim, i padrejtë dhe politik

Ish-drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, e cilësoi si “të padrejtë dhe politik” vendimin për shkarkimin e tij.

Sejdiu tha se arsyetimet e Bordit drejtues të këtij institucioni, lidhur me shkarkimin e tij, nuk qëndrojnë.


“Është një e padrejtë e madhe që më është bërë, pasi puna ime shihet. Edhe me sistem kardiovaskular kemi bërë punë të madhe, edhe në Klinikën Neurologjike ku trajtohet sulmi në tru, kemi përmirësuar infrastrukturën. Kemi bërë zgjidhje gjatë kohës së pandemisë [së koronavirusit], kemi krijuar hapësira të reja”, tha Sejdiu, por nuk dha detaje për arsyet e shkarkimit.

Ai e kritikoi bordin e SHSKUK-së, duke thënë se “e ka penguar punën e tij” dhe tha se gjatë pandemisë së koronavirusit, ky bord nuk është marrë me menaxhimin e situatës.

Shkarkohet drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu
Lexo po ashtu Shkarkohet drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu

“Bordi i SHSKUK-së ka vendosur kështu, ndonëse nuk është marrë asnjëherë me pandeminë, përkundrazi e ka penguar punën time gjatë kësaj kohe”.

“Unë mendoj se për qëllime politike po bëhen ndërrime në kohë të pazakontë. Kur jemi të mobilizuar 24 orë të shpëtojmë jetë njerëzish, merren këto vendime pa paralajmërime prej bordit, kur kontributi i tij është zero gjatë kësaj kohe të pandemisë. Mendoj se bordi duhet ta përkrahë menaxhmentin në këtë kohë, por ai ka vepruar në të kundërtën”, tha Sejdiu, për Radion Evropa e Lirë.

Ai po ashtu tha se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me vdekjet e disa pacientëve në QKUK, të cilat po hetohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Mediat në Kosovë raportuan të dielën se ka pasur probleme me sistemin e oksigjenit në repartet ku po trajtoheshin pacientët me sëmundjen COVID-19, që e shkakton coronavirusi.

Por, sipas Sejdiut, konstatimet paraprake kanë treguar se gjithçka ka qenë në rregull sa i përket oksigjenit dhe aparaturës.

“Inspektorati farmaceutik ka konstatuar se gjithçka është në rregull. Aparatura është në servisim, kështu që zero për qind ka të bëjë me këtë”, tha Sejdiu.

Bordi drejtues i SHSKUK-së njoftoi të hënën se Sejdiu është shkarkuar nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

“Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave të punës. Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë”, u tha në njoftimin e Bordit drejtues të SHSKUK-së.

Në njoftim nuk u dhanë detaje se për çfarë performance bëhet fjalë dhe cilat detyra nuk janë përmbushur.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori