LAJMI I FUNDIT:

Të enjten Kuvendi mbanë tri seanca, dy të papërfunduara dhe një të re

Të enjten Kuvendi mbanë tri seanca, dy të papërfunduara dhe një të re

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nën drejtimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, sot mbajti mbledhje në mënyrë elektronike, me platformën ZOOM.

“Me prezencë edhe të kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryesia përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.
Kështu, u vendos që të enjten, më 9 korrik 2020, Kuvendi t’i vazhdojë punimet e dy seancave të papërfunduara, më 11 dhe 23 qershor 2020, si dhe më pas të mblidhet në seancë të re”, thuhet në njoftimin për media.


Sipas njoftimit në orën 10:00, pritet votimi i pesë projektligjeve: Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Në orën 10:30, ndërkaq, do të hidhet në votim Propozim-rezoluta nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Prej orës 11:00, Kuvendi do të hyjë në seancë të re, e cila do të fillojë me pikat e zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Seanca do të vazhdojë me zgjedhjen e një kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe shqyrtimin e Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRI) për vitin 2019.
Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit, do të jetë pikë e radhës, për t’u pasuar me formimin e dy komisioneve ad-hoc: Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe atij për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave”, thuhet më tej në njoftim.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani shprehu shqetësimin për faktin se Qeveria ende nuk e ka dërguar opinionin për nismën e Kuvendit për Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, gjë që do të mundësonte trajtimin e ligjit në seancë. Ajo theksoi se situata emergjente kërkon veprime të shpejta e jo bllokim për gati një muaj të këtij ligji, ndaj paralajmëroi që nëse Qeveria nuk e sjellë opinion deri të enjten, ajo në seancë do të propozoje shmangie nga rregullorja në mënyrë që të procedohet ky ligj urgjentisht.

“Po në këtë seancë pritet shqyrtimi i propozimit të deputetit Bedri Hamza, mbështetur edhe nga 20 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, si dhe i rekomandimit të Komisionit Funksional për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Seanca mund të plotësohet më pika të tjera të rendit të ditës, nëse ato i plotësojnë kushtet formale-juridike, deri në ditën e seancës.

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, procedoi për mendim në qeveri tri iniciativa ligjore, të propozuara nga GP i Vetëvendosjes: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, Projektligjin për Peticione, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, u miratua rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Transfere për kërkesat buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2021, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2021/01”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje të Kryesisë u diskutua edhe për domosdoshmërinë e respektimit të masave mbrojtëse nga COVID-19, gjatë seancave dhe punës së Kuvendit në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori