LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kërkon nga Ministria e Financave lirimin e lëndës së parë nga tatimi

Oda e Afarizmit kërkon nga Ministria e Financave lirimin e lëndës së parë nga tatimi

Lirimi i plotë i lëndës së parë, krijimi i arkës patriot, subvencionimi i eksportit, përshkallëzimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në turizëm dhe hoteleri, ulja e normave të interesit nga Banka Qendrore të Kosovës, përkrahja e bizneseve nëpërmjet pakos së rimëkëmbjes ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit (OAK) me ministren e Financave, Hykmete Bajrami.

Gjatë këtij takimi, OAK theksoi emergjencën e finalizimit sa më parë të Pakos së Rimëkëmbjes në mënyrë që bizneset të kenë mundësi që të mbijetojnë dhe operojnë më tutje në këtë kohë pandemie, qasja më e lehtë në financa, rëndësia e subvencionimit të kamatave, riprogramimi i kredive pa kosto shtesë, shtyrja e tatimeve e subvencionimi i pagave të të punësuarve u cilësuan disa nga kërkesat më emergjente të bizneseve aktualisht.

OAK shpalosi propozimet e bizneseve për pakon e rimëkëmbjes dhe theksoi vështirësitë më të cilat janë duke u përballur bizneset si rezultat i vonesave të mëdha që janë duke u bërë në ekzekutimin e pakos emergjente, ku biznesi në këtë periudhë nuk ka gjetur mbështetje tek shteti. Rënia e qarkullimit dhe operimi larg planifikimeve, ka vendosur bizneset në një gjendje të vështirë financiare si rezultat i së cilës rrezikojnë të humbin shumë vende të punës.


Ndërsa nënkryetari i OAK-së Arsim Selmonmusaj si problematikë ngriti pikën 15 të vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e aktivitetit në sektorin e identifikuar të institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik, duke kërkuar ndryshimin e kësaj pike, meqë ky vendim është vështirë i realizueshëm dhe do të dëmtojë bizneset në nivel shumë të lartë.

Ministrja Bajrami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësuesit e biznesit për fuqizimin e sektorit privat. Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e OAK-së për angazhimin e MF-së për të trajtuar nevojat dhe kërkesat e bizneseve dhe u shpreh e hapur për çështjet që ka në kompetencë dikasteri që ajo drejton dhe ka kapacitete, do të angazhohen për të implementuar në programin e rimëkëmbjes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori