LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e LVV-së kritikon Qeverinë Hoti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë COVID-19

Nënkryetarja e LVV-së kritikon Qeverinë Hoti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë COVID-19

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se tendenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ishin vetëm 18 raste pozitive me COVID-19, dhe nuk kishte asnjë të vdekur ishte reagim histerik, transmeton Telegrafi.

“Reagim joracional, ishte votimi i mocionit të mosbesimit në kohën e epidemisë-pandemisë COVID-19 dhe menaxhimit të suksesshëm të saj nga ana e Qeverisë Kurti, e ku ishit pjesë edhe ju”, ka shkruar ajo në Facebook.


Më tej, ajo ka thënë se është “reagim i pamatur është të akuzosh të tjerët për gabimet e bëra dhe të mos kuptosh se kjo kohë kërkon edhe profesionalizëm përveç librezës partiake”.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3 mijë e 508, 1 mijë e 902 prej të infektuarve janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori