Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar pas vdekjes së 12 pacientëve dhe konfirmimit të 178 rasteve të reja me COVID-19, duke thënë se kjo tregon gjendjen faktike se institucionet shëndetësore nuk po arrijnë të menaxhojnë fluksin e pacientëve të prekur me këtë sëmundje të rrezikshme.
Siç thuhet në një komunikatë për media, 4 nga 12 pacientët e vdekur, kanë ndërruar jetë si rezultat i problemeve me oksigjen, por kjo mbetet të vërtetohet nga institucionet përgjegjëse.
PRAK kërkon nga drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu që të jep dorëheqje ose të shkarkohet nga Bordi i SHSKUK-së për arsye morale dhe t’i jep hapësirë një hetimi të pavarur që do të ishte një satisfaksion moral për familjarët e viktimave.
Për më tepër, PRAK konsideron se masat e lirimit, të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë, kanë kontribuar që gjendja të bëhet e pa menaxhueshme.
“Kalimi nga masa rigoroze në masa tejet liberale pa u ngritur kapacitetet spitalore, ka kontribuar që institucionet të vijnë në prag të kolapsit. Është e pashpjegueshme që në kohën kur rriteshin rastet e konfirmuara me COVID-19 masat preventive liroheshin edhe më shumë. Edhe më vështirë e shpjegueshme është reduktimi i gjurmimit të kontakte të personave të prekur me COVID-19. Publiku nuk u informua asnjëherë se pse kishte disproporcion të rritjes së numrit të rasteve, lirimit të masave dhe reduktimit të testimeve, edhe pse ishin premtuar testime masive. Të vlerësosh se rekomandimet do të zbatohen nga qytetarë të cilët për 20 vjet s’kanë marrë edukim shëndetësor, është një iluzion, aq më tepër kur mbikëqyrja e respektimit të masave ka qenë minimale”, thuhet në komunikatë.
Arsyetimin e institucioneve të vendit për lirimin e masave për shkak të “shëndetit të ekonomisë”, PRAK e quan qasje të gabuar, duke thënë se vendi po kthehet në pikën zero ku “shëndeti i ekonomisë” dhe ai publik do të jenë seriozisht të rrezikuar.
Qeveria Hoti ka përgatitur një plan i veprimit ku në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj e Vushtrri do të kthehet masa e kufizimit të lëvizjes prej 21:00 deri në 5:00.
Qe nga 13 marsi, kur u paraqitën e rastet e para e deri më tash, në Kosovë janë konfirmuar 3356 raste me COVID-19, prej tyre 1874 të shëruar dhe 66 të vdekur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025